16.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Hamit Majkovci

ÇUDITRISHT

Eh,kështjellë e ngritur si kodër

dhimbja ime

çfarë stuhive u bëre ball

çuditrisht s’të rrënuan erërat

kohërave me butësi u flisje

edhe pse përmbrenda

të digjte zjarr

Unë udhëtar i jetës

i pluhrosur,baltosur i djegur

por, se ndala rrugëtimin

gur i zhbiruar

nga rrufetë

Rënkim,rënkim po ikën

një jetë e tërë…

dje djegur nga lufta,

sot qielli i helmuar…

a thua nesër ku do të mbesin

kockat ,…

në cilin,dhe do të tretem,

ku do të, më vihet emri,

a do të jetë, ai guri,

gur i atdheut tim ?!

Që aq shumë e deshta

vetëm ,ai na kuptoi gjamën

mua dhe tokës sime.

“”””””””””””””””””””””””””””

E PA FTUAR
Erdhe vjeshtë hiq pa më ftuar
Erë e trazuar lart mbi re
Ndërsa unë ende në stinë tjetër
S’di pse dhimbje në shpirt me le?!
Shoh si përplaset, shiu për xhama
Si rigon loti në pasqyrë
Shoh mbi xham si rrëshqet dhimbja
Si buzëqeshja është ngrirë në fytyrë
Pse pa të ftuar në zemër u fyte
I shkunde ëndrrat e rinisë
Një tjetër breg ti gjethet hudhe
Përmbi lumin e dashurisë
S’di si u ndjeve,keq a mirë
Mysafir që erdhe pa ftuar
Qiellit jetë mbete vranësirë
Mbi kujtimin e kohës s’shkuar
Degë të mbuluara tani me brymë
Ku kishin çel filizat e para
Ku u ndalën zemrat pa frymë
E si rrufe ku mbeti ndarja…
Kodrave të shpirtit zbresin kujtimet
Sikur gurët që rrokullisen shpatijeve
Djerrinës bari i thatë sikur njomet
S’di a mbeten më pranvera të pritjeve
Rrugës së heshtur sikur s’njihem
Pse trokite sërish në portë
Dje një lule sot në akull ngrihem
Gjethe malli mbushur një shportë

Pse s’harrove aromën prej vitesh

Cila ëndrrë të ktheu prapë

Përse solle riga dhimbjesh

Rrugës së jetës të quajtur fat ?!

“””””””””””””””””””””””””””””””

GJAKUT TIM
S’dua askënd ta hidhëroj,
ju o vëllezër, motra të një gjaku
mirëpo vrerë jam duke vjellur
nga djalli i biri dhe i marri
Gjakut tim po i flas,
sot o kurrë të më kuptoj drejt
kjo tokë e larë sa herë me gjak
plaga e shekujve ende i dhemb
Toka ime me frymë t’zënë
nëpër stuhi gjithnjë gjamë
çdo shqiptari shpirti duhet t’i dhemb
mallkimi i nënës mos po na zë
Lindëm dhimbjes zjarrit u rritëm
sa furtuna i përballuam
dhe njëherë t’i tregojmë nënës
se dimë ne për t’u bashkuar
Mos t’i gëzohemi kurrë të hidhurës
se me të mjaft jem përballë
mendoni ku ishim shekujve
edhe tani ku kemi ardhë
Nuk është kryer mundi i nënës
as amaneti i dëshmorëve,heronjve
kur është në pytje emri Atdhe
t’i shtërngojmë duart drejt fitoreve
T’i përpimë dhe njëherë dallimet
siç i përpin burrat e mëdhenj
e të ecim me krye lart
mos të na ikën koha kot

Ende jemi në udhëkryq

copëzat e plagëve duke i mbledhë

nesër do të jetë tepër vonë

njëri,tjetërit fajin më i hedhë

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.