FLAS DHE MES GRILAVE
Mes mjegllave po flas
si dikur që fola për zjarr
hirit atëherë i lash gjurmët
kurse ,sot po i lë për flakë
Kurrë s’do të digjet UÇK-ja
përmbi tokë,pelerinë e kuqe çlirimtar
për herë të parë pas errësirës
lirshëm frymë kemi marr
as,s’do të mbyllet
në mes grilave
se kjo fjalë ka lindur stuhisë
në gjiun e atdheut do të ruhet
dritë errësirave
dhe kurrë s’do të shuhet
mbi ëndrra të dlira, as s’do të digjet
padrejtësive
Dhe njëherë e pashë ngjyrën
se s’i hedhet portreteve të fatit
nuk ka peshore që e matë
vlerën e çlirimtarit
Toka ime e larë me gjak
kockat e mia dhenave të huaj
as për varr armik s’më le vend
i përvuajtur por s’u përkula
çlirimtari shpresë për jetë
heroizmave
ti e ke emrin që të mban lart
s’ka stuhi që të shlyen
unë e kam veç një gjak
s’ka në këtë tokë katolik e musliman
gjaku im është vetëm një
edhe shqipja vëlla e motër
veç armiku bashkë s’na don…
jetova si gjarpri nën gur
por,përkulje s’pranova kurrë
Pse kjo ngritje pësoi kaq rënie
stuhisë lindje…
nuk ka ndalje asnjë gjame…