SHTYJ E TËRHIQ
Ditë e shtunde tu’ ra shi,
Nji sinjora aty n’kojshi,
Asht e vetme pa kurrkend,
“A po vjen -më tha -Xhovan
E m’ndihmo t’shtyjmë nji divan.
Me respekt për kyt zonjë t’mirë
“Si sinjora!”-i thashë fill,
Te dy s’bashku dora-dora,
Shtyj vetë e terhiq sinjora,
M’ luejti trupi e u piskova.
U piskova pa ia nisë,
Mbet’ divani n’midis t’shpisë,
Filloi zonja tu’ m’ferkue,
Ma dha doren e n’kamë jam çue
E lashë punën pa fillue.
Me gazep në shpi kam mbrri,
Për “fat” gjeta gruen n’shpi,
N’midis t’shpisë pëmbys jam shtri,
“Qendro -m’tha -e mos ban “trimin”,
Se ta hjeku vetë piskimin”
* * *
Kur ia pash shiringën n’dorë
“Ku-ku -thashë- me mujtë me ikë”,
Por e kotë, m’xuni n’kular
E nuk m’la as me bërtitë.
Agen m’nguli deri n’tú,
Unë bërtit si ujku n’lak,
Ajo m’thoshte shiringës tu’ i mshu:
“Shko ndihmoi kojshijes prapë!”
Pra nuk paska gja ma keq
Se me ra e n’dorë t’grues tande
M’bani ma sakat se kjeç,
A thue i mblodha vedit krande?!
“””””””””””””””””
Me qejf t’madh i hipa sanallit,
Se dikur kam gjuejtë me kosh,
T’gjithë sa shkojnë bregut t’kanalit,
Po më urojnë “Gjovo, qëllosh”.
Fill sa nisa me marrë cak
Po vjen Biqi me dy shokë,
“Ktu mund t’xesh -m’tha-ndoj bercak,
Se peshqit e mdhaj gjinden në tokë”!