13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 19 Mars 2025

Hyqmet B Hasko

Rrethi vicioz i kërcënimit…
TREGIM.
Arditi, drejtori. i gjimnazit shtangu kur në zyrë i hyri pa trokitur. Ata u panë sy më sy! S’qe orar pritje a vizite. Arti ia dinte detyrën, ndaj rrinte si i ngrirë nga befasia…Mund të jetë një imazh i 3 persona, fëmijë dhe ambiente të brendshme
-Qetësohu, qetësohu, zoti drejtor,-lëshoi një zë të hollë si cingërimë dhelpre deputeti K. Por kur pa se drejtori nuk shkrinte kollaj, i bëri një pyetje sugjestive: “Kaq sugjestiv qënka për ty vizita e një deputeti në zyrën tuaj?”
Arditi nuk foli, por qe zverdhur…
Deputeti nxorri nga ccanta e dorës një kuti të mbështjellë bukur, nxorri një kokërr dhe ia dha.
-Pije, i tha. Janë kokrra që dikur hetuesit iu jepnin të arrestuarve, kur iu binte të fikët në tortura, për t’i sjellë në vete…
-Ç’lidhje ka kjo me mua?!-murmuriti duke guxuar Arditi.
-Ka, sigurisht. Vraje pak mendjen…
-Po më bën presion?!-guxoi t’i përgjigjej me pyetje drejtori, duke e parë tjetrin në sy.
-Merre si të duash. Unë kam në dorë edhe kulaçin, edhe gërbaçin…Zgjidh e merr. Ma do mendja se si njeri i shkolluar dhe me kulturë do të zgjedhësh “kulaçin”.
-Gjithkush “kulaçin”do të zgjidhte, por varet me çfarë çmimi…
Ata po luanin në një fushë të “minuar”…
Arditi e dinte arsyen e vizitës së funksionarit të lartë, siç dhe ky i fundit e dinte që ai e dinte!
Një lojë e ngatërruar, e bërë lëmsh para porte, por që atë po e shqetësonte seriozisht…Filli që e pati ngatërruar këtë lëmsh qe një vajzë e bukur me emrin Meri, nxënëse e tij, maturante me nota të shkëlqyera dhe me një bukuri përvëluese, që i pati shkrepur politikanit të lartë në kokë si një buçimë shungulluese…
Kurajoja e Deputetit N shkonte deri në pafytyrësi dhe kishte disa javë që vërtitej si një morsë shtrënguese rreth mendjes dhe shpirtit të drejtorit të shkollës, të zënë ngushtë nga kjo pritë vrastare.
-Dua që ajo vajza që të fola atë ditë në kafene dhe që tash sa ditë të kam folur të jetë e imja! Kam qëllime serioze, unë jam beqar dhe dua që ajo të bëhet bashkëshoqëruesja e jetës sime.
-Të thashë atë ditë, kjo është cështje midis jush. C’hyj unë në këtë mes?! Vendos vajza dhe askush tjetër.
-Ajo është e re dhe…fluturon…Ende noton në iluzione librash e filmash ngjyrë rozë…Jeta është prozë e rëndomte dhe llogari, nuk është poezi. Unë vërtet jam një dymbëdhjetë vjet më i madh nga ajo…por do të bëja të lumtur ccdo femër…qoftë dhe një adoleshnte të bukur e kokëkrisur si ajo…
-Unë jam dakord me të gjitha…por nga unë c’farë kërkon?!
-Mos bëni naivin dhe infatilin, se nuk ju shkon! Cfarë kërkoj thotë?! T’i bëni presion…me nota…Vajza nuk don, se nuk di cfarë kërkon nga jeta. Ajo ende fluturon…Ajo është e dhjetës…Por jo gjithmonë mund të jetë e tillë…Po të doni ju, hëm!… Dua ta ulë me këmbë në tokë që të shoh realitetin në sy…dhe në këtë realitet…si limon shpëtimi më ka vetëm me mua!
Artit i mori fytyra një çehre të verdhë, ngjyrë limoni në të errët, teksa dëgjonte këtë ligjeratë të krupshme të deputetit.
“Si ka mundësi, mendoi me vete që ky djalë ende i ri, të ketë një mentalitet kaq të vjetër dhe barbar?! Si ka mundësi të kërkojë që t’i bëjnë keq asaj, që sipas tij e dashuron, vetëm që ajo t’i thotë “po”, t’i bjerë në gjunjë e të kërkojë ndihmë prej tij?!”…
-Ju po më kërkoni dicka të pamundur dhe të pamoralshme, mbi të gjitha të dënueshme. Si guxoni?!
-Ha-ha-ha! Nuk më njihkeni mirë! Ti si guxon të më kundërvihesh?! Ti sapo je fejuar, z.drejtor, dhe mos i bini të mirës me shqelm…Nuk do të ishte mirë të lije të fejuarën në vetminë e këtij qyteti të vogël dhe të transferoheshe në Nahijen e Eperme, ku ka vetëm dy orë diell e ku për të ardhur në qytet duhet të udhëtosh pesë orë me makinë…
Tani kishte arritur kulmi. Sytë e drejtorit notonin në një bosh të mjegullt, vezullues. Kërcënimi i deputetit, kaq I hapur dhe i troccët, e pati sjellë në realittein grit ë ngjarjes…
-Jashtë! Jashtë! Jashtë!
Tjetri mbeti pezull. Pastaj u nis me hapa të ngadaltë drejt derës, duke e vështruar tjetrin me një vështrim provokues dhe kërcënues…Sytë iq enë errur dhe nga goja i dilnin fjalë me helm:
-Në Nahije të Epërme e ke vendin që nesër!
-Më mirë në Nahije të Epërme se nën sqetullat e tua prej sarhoshi të korruptuar deri ne gen!
Teksa Deputeti K e mbylli derën nga pas me terësëllimë, Drejtori u ngrit me shpejtësi dhe e mbylli atë nga brenda me ccels, sikur druhej se nga jashtë do të hynin ende tingujt e jargavitur të atij zëri kërëcënues, të atij që po ikte me ngut, nëpër atë rrugë vetmitare vjeshte…
H..@..B…H.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.