Nuk jam fallxhor, por ecurinë e një dite,
e parashikoj nga dielli i mëngjesit,
ndonje re që mbulon kaltërsitë
është pengesë ose moment i tersit…
Tek sytë e qeshur të një gruaje
të gjitha momentet janë të gëzuar
nuk ka çaste të vështira rrëmuje,
shpirti lulëzon nën hënëzën e praruar…
Tek hapi i ngadaltë i pleqërsisë
qëndron pezull fjala e maturisë…
tek shkrepëtimat e rrufeve
parashikoj zjarret e marrëzisë.
Nuk jam fallxhor, por jam poet,
poezinë nuk e mbështes tek drita e falleve,
dritëshkurtër nuk jam asnjëherë në jetë,
në shpirt kam emocionin e valltarëve…
Vallen e hedh sipas ritmit e lodrave,
mundohem të mos bëj gabim në hap,
i paraprij emocinalisht kohërave,
më pëlqejnë pyjet e mbushura me fllad…
Për një jetë më të mirë duhet peshuar
fjala e fallaxhores poltikë dhe e politikanëve,
sinonim i nje melodie për të mashtruar
ndaj jeta jonë ka perspektivë mjerane…
Parashakimin se si do jemi nesër dhe më vonë
nuk e bazoj te fallxhoret që janë shtuar shumë
as tek politikat botërore që popujt i vibron
me djallëzi fallxhorësh xhepat ua shpunë…
Në jetë gjërat duhen parë në sy
dhe në çdo çast duhet nxjerrë mësim
se kush mendon veç për xhepin e tij
nuk është për popullin e vet bekim…