SHQETËSIM NJERËZOR
Jetojmë prej vitesh në një pallat,
dyert i kemi ballë për ballë,
kurrë nuk e kam parë si surrat,
të pi kafe me të kurrë s’ka ngjarë.
Ai shkon e kthehet nga puna për ditë,
është i saktë në orar, unë s’e shoh kurrë,
kokën e ul, asnjëherë s’t’i hedh sytë,
nuk të ngjet as me grua, as me burrë…
S’ia mësova zërin se si flet, si qesh,
ndonëse jemi komshinj të vjetër,
gjithmonë ai matet me hijen e vet,
dhe i përket një bote tjetër.
Vdes t’i dalë njëherë përballë,
ta pyes pse s’flet, nuk përshëndet,
por dhe atë ditë rreshqiti si ngjalë,
iku shkumëzoi si dallga në det.
Keq nuk më ka bërë, keq s’i kam bërë,
komshiut më thosh përherë babai,
derën lerja përherë çelë,
komshiu i mirë është si vëllai.
Nuk e kuptoj dot këtë komshi,
indeferenca e tij më shqetëson,
është koha të falim shumë dashuri,
dashuria e sinqertë tëtjetërson.
H..@..B..H.