RRUGËVE MES KUJTIMESH
Mbrënda frymës sate coptoj qiellin gri
Brishtësia e mëngjezit tempull rrëfimi
kur kujtimet e bardha të coptojnë shikimin
Pse mos t’ja vjedh fshehtësisë së shpirtit
Ngjyrat që më çojnë drejt teje….!
Hapi gërryen rrugët si krimbi drurin
Arsyeja ngulfatë ëndërrat e vdekura
në zbraztësinë e kotë kafja e unë
flasim mes vete
Shijojmë edhe pak t‘mbetur shije jete..!
Aeroporti Zürih
21.01.2019.
NË TË DUA KUR SHPIRTIN VRAS
(Qytetit tim)
Sonte po bëj gati valixhen time
Do nisem nënë
po
Do vi
Edhe njëherë do t‘doja të më marrësh në gji…
Pak ditë do të jem me Ty
Preshevë e zbrazur
hëna rëndon
nga malli shoh qiellin tim gri…
Nuk mund të mos i lë n‘leter ndjenjat për ty
E mua bashkë me k‘to vargje
më marrtë djalli
mjerjimi yt sytë mi vranë
mendimi për ty ma copton zemrën…
Ti nuk je mirë nënë e di
kjo tokë padrejtësisht po më mba
Faj kam edhe unë
më vrahen fjalët në buzë
Ty
ti kënga ime në lahutë..!!
Të shtynë gladiatorët
ndërruan emër për qefet e tyre
të ç’koqën gisht e dorë , t‘ thanë krahë
që nga Nishi mijëra herë të kanë shpërlarë
iq…., iq ….iq…., ndiq e ndiq..
shkrum buzet t‘ janë bë
Lësho një zë edhe njëherë oj nanë
sa shumë ke për të thënë…;
Moreeeeee hejjjjjj
Preshevë jam
Kosovë Lindore më thanë..!
Ti flokëthinjura ime që pret agimin e bardhë
Plisi babait n‘ballë oxhaku vend t‘zë
Shqiponjën flamur ngurë gdhendur ballit nishan..,
përulem nënë…
Agimi i bardhë do vi
Kosovë jam
Unë e ti..!