16.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Igball Brava Krivanjeva

Mbi pëllëmbën time
po ulen Pëllumba Paqeje…
E ëndërrova Lumin e Jetës
Për ta kaluar lirshëm,
pa prezencë të stuhive
të mëdha
Pa rrebeshe me shira të
rrëmbyeshëm,
Por edhe u përgatita për
përrballim…
Synimi im:
Ecja drejt pranverës
së dëshiruar,
Për t’u ngrohur
me rreze të guximta të
diellit…
Mijëra milje deti i përshkova,
Duke drejtuar rrjedhën
e lumenjve
të ecin të pavarur në tokën
time të lashtë..
Ujita me ta tokën time
të ishte gjithmonë e gjelbër.
Ujit me gjithë
dashamirët banesat,
ku prehen të rënët,
Lapidaret e atyre,
që heroikisht ranë trimërisht
për çështjen e madhe,
për të qenë në sy të Kombit,
për t’u krenuar brezat…
Eca krenare
drejt Shkupit tim të lashtë,
Kryeqytetit të Iliridës,
pa m’u dridhur syri…
Drejt e në sy
më vështrojnë luftëtarët.
E ,ndjej sikur më thonë:
” Mos rri çlirimtare,
bëhu tingëllim i orës së parë
I dhimbjes së madhe,
I thirrjes së madhe.
Mos na fajëso për kohën,
e cila nuk punoi për ne!….”
Po ndodh çudia:
Mbi pëllëmbën time
po ulen Pëllumba Paqeje;
vinë,
ulen,
ikin
dhe fluturojnë…
në hapësirë
madhështore Paqeje.
19/ 12/ 2022
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.