Ahet madhështorë nuk i rrezojnë as ortiqet, as erërat e duhishme, mjafton një shi i prajshëm që ngrinë akull nder degë dhe gjigantet shemben në podin e ashtës duke zbuluar diellin që fshehin nder krahë. Kështu po ngjet edhe ne ketë vit të çuditshëm, personalitete, artistë dhe kampion të shquar po rrezohen njeri pas tjetrit nga fronet e tyre duke lenë boshllëqe te pa zëvendësueshme Sot jeta rrezoi në moshën 81 vjeçare Kampionin madhështore të Mundjes Sambos Mark Vata. Një trup i përkryer gjigant sa i gjatë aq shpatull gjerë, muskul-çeliktë i fuqishëm sa me shkulë çetinën nga shkëmbi mbi Jezercë dhe me hell në Lesniqe ku bashkohen Shala me Drinin. Lindi në Nënmariq të Shalës 1935, nga viti i 1953- 1971 ka qenë në arenën e burrave me të fuqishëm të tapetit dhe një nder kampionet e parë absolut në mundjen sambo në peshat e renda. Mark Vata fitoi gjitha trofetë e mundshme kombëtare individuale dhe ekipore si pjese e dy super klubeve Dinamo” e “Vllaznia
Legjendari Mirash Vuksani pati thënë se kur shoh Mark Vatën në tapet me duket se shosh arushën e maleve. Per trimëritë e tij romantike nder mote Mark Vatës i mbeti nofkën “Arusha e maleve”
Një burrë fisnik i qeshur, i thjeshtë, punëshumë e fjalë pak i pa vlerësuar kurrë për bëmat e tij të mëdha sportive . Kurrë nuk kam parë burrë aq të fuqishëm dhe aq të butë, paqësorë e impozant se Absoluti ynë i gjithëpushtetshëm. Mark Vata iku duke ulur në gjysmë shtize flamurin e legjendave të sambon shqiptare. Iku një kampion mrekullueshëm i pa vlerësuar as një herë moralisht as materialisht. I harruar nga e ndjera “Dinamo” që vdiq edhe vet ndërsa “Vllaznia” gjithmonë i ka pa luftëtarët saj disa si nenës të tjerët si njerkës.
Ju ishit burrë me karakter, bujarë i ndershëm dhe kryelartë. Të deshi Zoti të dha shëndet, dhe vullnet per punë dhe nuk pate nevojë të shtrije dorën askujt se sa per njerëzit e pushtetit dhe drejtuesit e sportit do kishe vdekur per bukë tash 30 vjet! Gjithçka e fitove me talent mund dhe sakrifica. Qofsh pranë Zotit në dritën e tij të amshuar Arusha e maleve tona !