U plakëm
U plaka unë, u plake dhe ti
“Bije floriri, kërmazma ngel aty”
Sup më sup qëndruar të dy
Ta ruajmë mirësinë dhe n’pleqëri
Gabojn’ fëmijt’, kthjello tëndin tru
Zbuti fjalët, s’është mirë kështu
“Ty të ka ngjarë, u duk kët’ radhë
Kjo sjellje e lig’ , as n’fis e farë
Foli sat mbese, të mos rrij’ kaq von’
Mësoji nikoqiratë, se nuk e rëndon ”
Duron sa duron plaka, por si orteku
I lëshohet plakut me saçme dyfeku
Kët’ shtëpi nderuar, hapur e mbajta Unë
Po t’qe për Ty, me kohë kish marrë fund
Prita, percolla, e rrita fëmijë
Gjithë ç’na njohën, na patën zili
“Hesht e hullo, më zure derën
Dimrin më solle, se njoha verën
Mallkuar qoft’, kush bëri krushqinë
Më mirë vetëm, se me ty pleqërinë”
U nxehën gjakrat, kësaj radhe ca
Por nipi i shkathët, me kaq s’e la
Gjithë “zënkën” rregjistruar në celular
E dëgjuan gjyshërit, e qeshura në tra
Viruset kanë ardhur e do vinë, po jeta do vazhdojē
Pak humor
11 Poezi nga permbledhja : Lule mbi thinja ”
” Bije floriri,kërmazma ngel aty ” me kuptimin që gjer tani
kemi shkuar mirë, kështu të vazhdojmë
Hullo- hap petët e byrekut
PSE kështu?!
Dola me tim nip
Të shëtis qytezën
I gëzohem diellit
Gëzuar pranëverës
Pemët kanë çelur
Lule kanë që kur
Zogjtë fluturojnë
E nuk ndalen kurrë
Hypim,zbresim rrugët
Me kujdes,ngadalë
Semafor i skuqur
Makinst në radhë
Vizitojmë parqet
Të qeta,me stoli
S’paguaj qëndrimin
As lodrat e tij
Ecën,fshihet a vrapon
Kërkënd nuk shqetëson
Kosha plot pêr mbeturina
N’ tok’ s’ gjen hedhurina
Merr komandën në kthim
Godet lehtë semafor
Nga e kuqja në jeshile
Krylart,triumfator !
Makinat: “në vend qëndro”!
Trepëllëmshi im hero
Kalon rrugën,përshëndet
Bukur,thjeshtë:”Halo”
Dele gjyshja,manar nipi
Asnjë zërin s’e ngriti
Kapën heq për ty ,gjerman
Je ti “As”,vendi i parë
Jashtê ,qytetar’ të mbar’
Në vend ton’ per t’u shar’
Të ligat e botës mbar’
Jo të mirat, kemi marr’
6 mars, Gjermani 2019
Lulja nuk ka nevojë për lule!
Lejojeni të lulëzojë e qetë
për t’i dhuruar Kombit
Filiza të plotë dhe t’ju mbulojë
me Dashuri dhe Përkujdesje!
Nënat tona të denja për mbretëresha
Nënat tona të denja për perandoresha
Nënat tona, jo tokësore, po hyjnesha!
Nënat tona, simbol sakrifice
Nē borxh me to, pa ua kthyer
Dhe në jetë dhjetë herë
Të rikthyer!
Për mua nuk është poezi, por përkushtim
ndaj nënave që rritēn brezin tim