Një gjyshe të shkruaj për karamelet ?! Mos ndoshta është nga ato historitë që vidheshin karamelet nga të vegjëlit , kur nënat ua fshihnin për të gostitur miqtë kur vinin rastësisht për vizitë? Mos u çudisni se histori të tilla ka patur si në fëmijërinë tonë edhe të fëmijëve tanë.Kini durim lexojeni këtë kujtim nga vitet 1964 të shekullit të kaluar.
Ishte në përfundim viiti i parë i shkollës së mesme.Unë dhe shumë të tjerë ishim nxënës që ishim konviktorë.
Në shkollë shumë nga nxënësit, në të gjitha vitet u sëmurën.Pati të sëmurë edhe nga ne të vitit të parë.Sëmundja ishte ngjitëse dhe po përhapej me shpejtësi .Filluam të bëjmë analiza gati të gjithë nxënësit.Dola e prekur edhe unë e infektuar me dizanteri.
Na izoluan në kampin e pushimit “Ali Demi” buzë detit.
Ushqimi ishte po ai i konviktit, por nuk lejoheshim të dilnim në qytet dhe të na vinin për vizitë të jashtëm me përjashtim të personelit mjeksor që na trajtonin me terapinë e duhur mjekësore. Familjet nuk duhej të mirrnin vesh për gjendjen tonë, nuk na lejohej të dërgonim
letra. Mendja jonë nuk ishte e fokusuar tek sëmundja, edhe për shkak të moshës nuk e përjetonim këtë periudhë si të vështirë dhe të mërzitëshme.Kishim kohë të lirë për t’u shoqëruar më shumë me njëri-tjetrin, të lexonim më shumë.Librat, sidomos ato artistik nuk binin poshtë, kalonin nga njëra dorë tek tjetra.Ne vajzat bënim edhe punëdore.
Nuk mbaj mend me se na kuronin, por ithtësinë e tetraciklinës nuk nuk e harroj.
Na e ipnin në çdo 6 orë .I takonte ta pinim edhe në 12 të natës.Oh sa e hidhët .Nuk kishim as sheqer që të ëmbëlsonim gojën mbas tabletit kur e pinim.
Një të diel, për fatin tonë të mirë na erdhën për vizitë shoqet dhe shokët e klasës që ishin të painfektuar.Si duket e kishim kaluar fazën që mund t’i infektonim ata.Na u hapën sytë.
Vizitorët e shumëpritur na sollën libra shkollorë, artistkë e ndonjë ndrresë. Unë nuk mbaj mend ç’më kishin sjellë , por karamelet që më solli shoqja e bangës dhe e ngushta, nuk i harroj .Ishte fëmija më e madhe e një familjeje me shumë fëmijë dhe mirrte bursë nga shteti.Edhe Lëndina ishte me të ardhura të pakta, si edhe unë.
Oh, edhe sot e kësaj dite nuk e harroj dhe e falenderoj për kujdesin që tregoi për mua.
I mbaja ato karamele dhe i haja me tepër kursim mbasi pija tetraciklinën.
Ndihma dhe kujdesi për njeri-tjetrin nuk na mungonin.
Kjo ishte historia e karameleve që doha t’u tregoja që sot kushdo nga adoleshentët që mund ta lexojë do mendojë: “Të jetë e vërtetë?!”
“”””””””””””””””””””””””””””
