11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

ILIRIANA KOLEKA

 

I. Koleka
BORA

Kur fillon të biesh, shtrohesh palë, palë
Mbulon kudo kodrat me vello të bardhë
Fsheh nën pallto rrugët, siç fsheh dhe livadhet
Borë dritëmadhe, e akullt, me halle

Mua më bën fëmijë, se me ty po flas
Mbi trupin tënd qetësisht e butësisht rrëshqas
Mike flokërëndë, me shpinën e kërrusur
Kur ti vjen, më duket kjo botë më e bukur

Mos i ngri trumcakët, as ujkun shtegtar
Të pranverës së ardhshme, janë lajmëtarë
Çdo zëmër që rreh në acar e shi
Ka brënda vullkanin, që ty do të shkrijë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.