Sot eshte 19 janar 2022 dhe kujtoj vellain tim te shtrenjte Sokolin.
Kaluan plot 25 vjet, nje cerek shekulli qe ti me mungon shume vella i dashur.
Ishe i embel, dhe shume trim, cilesi keto qe nuk para gjenden bashke kollaj tek njerezit qe na rrethojne, ndaj drita qe leshoje perreth e qe na mbushte me optimizem, na mungon kaq shume.

Ishe i pranishem, se nuk mendoje vetem per vete, jo. Mundoheshe me cdo menyre te ndihmoje prinderit e moshuar, motren pa mbrojtje e pa pune, qe po vdiste, tere te dobtit, njerezit ne nevoje, shoqeri e fis. S’ishe i pasur ti ndihmoje me para, por s’eshte vetem paraja qe i mungon njeriut. Duhet miresi, prani, qarje hallesh dhe keshilla me teper se para ne kete jete dhe kete, vellai im i shtrenjte, s’na e ke kursyer kurre, jo vetem mua, motres tende, po tere familjes, miqve e shokeve, madje dhe te tjereve, te panjohurve, shqiptareve ne kurbet, qe gjendeshin ne veshtiresi.
Njeriu duhet ta vleresoje jeten, se fare lehte mund te shuhet papritur nga nje semundje e rende.
Dhe ti Sokol e ke vleresuar cdo cast e na ke dhuruar shume dashuri.
Do te kem perhere ne zemren time.
I paharruar kujtimi yt!
Te ndrite shpirti!
Te rrojne djemte!
I. Koleka
VËLLAIT TIM
(në përvjetorin e lindjes së vëllait tim të shtrenjtë Sokolit, 19 maj 1950 – 19 janar 1997)
Si fëmijë i kishe inat gënjeshtrat
Ndaj i luftoje si rrudha të panevojshme
I rritur komunist kërkoje të mbushje hendeqet
Të ndryshmit nga paraja e pozita t’i barazoje
Nga mëndja e çdonjërit
të shkulje me rrënjë të keqen
Mos kishte skamje e vuajtje
Mos kishte lakmi
Të mbretëronte e drejta e të padukshmëve
dhe të vegjëlve
Fëmijët e skamur të kishin me parinë
Të njëjtat mundësi
Ti i bukuri nga shpirti
Doje që të jetonim si miq
Kush s’kishte trashëguar gjë
Me ata që kishin zyra e ofiqe
Më të aftit të ndriçonin
me idera pa frikë
Për të jetuar më mirë e ndryshe
Në të mirën e përgjithshme
Kur u kthye timoni
Ti e pe që s’ishte e mundur
Gënjeshtrat pushtuan qiellin
Si laraska përtace
Krahët e punës së dërsitur
U shkelën si krunde
Dhe kriminelët coptuan
pasurinë shqiptare
Nuk kishte më bukë në magje
Se derrat vidhnin shtetin
Një ish sekretar partie shpellar
Si antikomunist fliste
S’kishte barazi, ndaj duhej shkuar larg,
Kullonte gjak kjo tokë
Që kish bartur barazinë e fisme
Armiqtë e fukarenjve me kthetrat e tyre
Çpuan çdo gjë
Shpresat i dogjën në furrë
Zhvillimin në klasë e ngelën
Lanë paratë e zeza, me prostitucion
Lulen e brizhdë të barazizë
me këmbë e shkelën
Krahët ia prenë punëtorëve e fshatarëve me mllef
duart kudo zgjatën nga Vermoshi në Labëri
Shpirtrat i përdhunuan me pisllik e tmerr
Vodhën sa mundën, po prapë s’u nginj kjo babëzi
Kështu i lodhur mbylle sytë
Vëllai im i dashur
Kambanat ranë fort, kësaj radhe për ty
Binte një komunist me shpirtin e vrarë
Binte dhe shpresa shqiptare që të kishim barazi.