Pa shpirt e pa dritë.
Duan ajër , dritë.
Jo lëtyrë moçalit.
E lules me gjëmb.
Që qan qesh e dhëmb.
ILMI CANI.
“””””””””””””””
Drin o Drin, o zulmëmadh;
A s’ ma fal një fjalë të urtë!
Shpirtin tim e shkulmin tënd,
Kurrësesi, s’ mund ti shkëput.
Tungjatjeta Drini Im!
E ndiej.
Shumë më ke kërkuar;
Tek më vjen në mallin tim;
Gurësh duke gurgulluar.
Tungjatjeta Drini Im;
Oh sa shumë.të kam menduar,
Tek ma shpreh mallin tënd gurësh duke shkumëzuar.
Vij nga udha i djegur mallit
I cfilitur zhuritur mallit.
Vij nga udha që më
Mësoi;
Më argasi më cfiliti
Rrjedhës tënde më dërgoi.
Të shuaj mallë e të ndez zjarrin
Zjarr dashurie.
Ngrohtësi njerëzit të marrin.
Ta thithin krejtë nxehtësinë e çka lidh me dashurinë
Zjarre malli yje mbi Drinntë ndrijnë.
Tungjatjeta Drini Im
Oh sa shumë të kam kërkuar
Tek ma shpreh mallin tënd,
Gurësh duke shkumëzuar.
Shkumëzin edhe këndon nëpër gurë e nëpër rrasa;
Shkumëzo mbi shpinën time!
Shkumëzo nji herë se plasa.
Kudo që shkel në lumenj;
Drita e Drinit më ndrin
Në çdo skaj të vëndit tim
Gjithë lumenjtë më duken drin.
– VIJON-
ILMI CANI
NË ÇDO KOHË E NË ÇDO LUMË PËR DRININ.
SOT
11:10