-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Imer Hysa

DITET NE VAZHDIM
Bëj llogari me mend, pa letër e laps
për ditët që pasojnë: Si do të jenë vallë?
do vazhdojë korona të na mbajë në kolaps,
mendjen dhe trutë të na sjellë vërdallë?
Bëj llogari, prapë s’më del rezultati
aspak s’bëjnë punë veprimet aritmetike.
mendoj së afërmi, mendoj së largëti
askund s’përputhem në parashikime.
Iki te puna, strehëza ime më e mirë
jo thjesht hap një derë e marr një rrogë.
një njoftim nga lart më prish çdo dëshirë:
-Zbato këtë urdhër, lëre ligjin! – më thotë
Ç’të bëj? – para sysh tundet kafshata e bukës
mes urdhërit dhe ligjit kë vallë të zgjedh?
të them të drejtën, s’i tundohem tutës
por pasojës që nga mosbindja rrjedh.
Kujt t’i drejtohem, që më shkelet e drejta,
po hallin njerëzisht me kë, vallë, ta qaj?
ai, që vë drejtësi, nuk po e gjen te vetja
apo te ai që ka më shumë hall se unë për të qarë?…
Iki dhe i bëj test vetes: Si do më ecë gjatë jetës?
më kot pres përgjigjje nga testi i përditshëm.
ditën e shtyj, duke i dhënë kurajo vetëvetes:
lëri të tjerët, tregohu vetë i njerëzishëm!
Mund të jetë një imazh i Imer Hysa
Hyqmet B Hasko, Kristina Demiri Dojce dhe 212 të tjerë
80 komente
2 ndarje
Pëlqej

Komento
Ndaj
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.