4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Imer Hysa

MBYLLJA E FESTES SE FUNDVITIT

Mund të jetë një imazh i 18 persona dhe njerëz në këmbë

Ndërmarja e punës festonte mbylljen e fundvitit, dhe pse jo shumë e madhe kishte në përbërje të saj tre sektorë të ndarë në tre rrethe. Për habi, të tre rrethet ishim ulur të ndarë në tavolina më vete. Banketi filloi rreth orës trembëdhjetë me qëllim që punonjësit të kishin kohë të mjaftueshme për tu argëtuar. Flitej se do vinte ministri për të na uruar për punën e mirë të bërë gjatë vitit.
Dreka ishte e bollshme dhe atmosfera shumë festive. Dixhej ishte i cilësisë së mirë dhe gjatë gjithë kohës përshtaste muzikën sipas rretheve përkatëse. Kjo me sa dukej për të mos i ngelur hatri asnjërit. Kishte dhe nga ata specialistë që origjinonin nga rrethe të tjera por me banim këtej dhe të sistemuar me punë në drejtorinë tonë rajonale. Për respekt të tyre nuk mungonte muzika apo kënga që ata dëshironin të këndonin apo të vallzonin.
Dreka pothuajse kaloi orët e një dreke të zakonëshme dhe ministri nuk po vinte. Fjalët qarkullonin se është rrugës duke ardhur. Dhe në fakt ashtu ndodhi, ai erdhi disi vonë, por në fund të fundit erdhi. Ishte një ministër shumë punëtor, Veç punëve sipas politikave qeveritare, ai kishte bërë të mundur dhe rishikimin e pagave të specialistëve. Prej vitesh pagat tona ishin qesharake, vetëm me ardhjen e tij ata u dyfishuan. Vetëm në kohën e tij u vlerësua puna e specialistëve të bujqësisë.
Pas ardhjes së tij atmosfera u ndez më shumë, kishte nga ata që me padurim prisnin të takonin gotën me të, apo nga ata që donin të kërcenin me të. Gjë mbase normale kjo për një festim të tillë.
Pas pak kohësh ministri merr fjalën. Fjalët ishin të thjeshta dhe përgëzuese, na falenderoi për punën e bërë dhe sukseset e arritura, na uroi dhe për punën në vitin pas ardhës. Në përfundim të fjalimit ai na u drejtua:
-Mendoj në 18 e 30 ta mbyllim.
Pamë orën, ishte 18 e 25, pra bëhej fjalë vetëm për 5 minuta kohë.
Dikush sygjeronte ta shtyjmë një orë, të tjerë dy orë, pati dhe nga ata që me shaka thonin të rrijmë gjithë natën.
-Ushqim dhe pije kemi, muzikë po, pse mos të kalojmë gjithë natën?
Papritmas drejtori mu drejtua
– Ymer ç’thotë Kurbini, ta mbyllim?
-Të tregoj një barcoletë drejtor dhe vendosim.
-Mos të jetë banale, se dhe kemi pirë dhe jemi kolektiv me shoqe.
-Jo nuk është e tillë.
-Ok tregoje, por shpejt, e kishte si shprehje të zakonëshme këtë.
-Një djalosh që sapo kishte kaluar në vitet e adoleshencës rendte mbi kalë rrugëve të fshatit. As nuk donte tja dinte se kur kalonte afër njerëzve bënte pluhur apo i trembte. Një ditë vere kur rrugët e fshatit ishin bërë gjithë pluhur nga mjetet dhe bagëtitë ai mbi kalë rendte duke lënë pas një shtëllungë pluhuri. Kur kaloi pranë një bashkfshatari i cili u ndot nga pluhuri dhe i prekur i tha:
-Shihe si më bëre gjithë pluhur.
Ai zbriti nga kali dhe e qëlloi me shpullë, provoje e më thuaj dhe një herë dhe iku fluturimthi mbi kalë.
Ky vajti te shtëpia dhe u tregoi familjes.
Të ka shburrëruar, vrite të kthesh nderin në vënd, i thanë të familjes. Dhe këtë ja kërkonin çdo natë. Pas disa ditësh, mbasi i erdhi shpirti në majë të hundes, u tha familjarëve:
-Mirë do e vras, por s’kam armë.
I siguruan armën.
-Ju më siguruat armën por mua më kanë rënë nervat tani.
Ç’nerva o derzi, ti dili para me armë në dorë, ju drejtua njëri, ai do ndalë kalin dhe do të thotë:
-Kush je ti që më drejton armën? Ti do i thuash: Jam ai që të hajë gurmazin. Sakaq ai që e mban veten trim do të drejtohet: Ti je ai qe me han mutin, besoj po të tha kështu nervat të bëhen kaçurrel
-Po më tha kështu ja ktheva patkojtë me gjithë kalë, mori zemër.
Të nesërmen doli në pritë, nuk vonoi dhe u shfaq djaloshi arrogant mbi kalë, ecte duke lënë pas re pluhuri. Sapo arriti te një kthese i doli përpara njeriu me armë, ai ndaloi dhe ju drejtua:
-Kush je ti që më zë rrugën mua?
-Jam ai që të haj mutin
-Ik ore këput qafën, lepur; dhe iku nga donte vetë.
U kthye në shtëpi kokulur.
-Hë si shkoi?
-S’bëra dot gjë, ngatrrova fjalët.
Këtë desha të tregoj i nderuar drejtor. Pas fjalës së ministrit ne ngatërrojmë fjalët.
E kuptuat Kurbinin besoj, – tha drejtori dhe u ngrit i pari dhe pas tij të gjithë ne me radhë.
U ndamë me njeri tjetrin duke uruar për një vite të mbarë e të begatë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.