4.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Ismail Aliu

JETA E JUAJ
Shikoni jetën tuaj si një kopsht
Secila prej luleve, një figurë
Si një kopshtarë duhet të kujdeseni për të,
Kopshtari kopshtin dhe ju të dashurit tuaj;
Ai këput një lule të vyshkur
dhe një tjetëre i jep jetë të re.
Hiqni injorantët, por zgjidhni me mençuri!
Ashtu siç bën kopshtari në kopsht.
Ju mbani lumturinë tuaj në duart tuaja,
Jini të vërtetë me veten tuaj, çfarëdo vendimi që merrni;
Kujdesuni për jetën tuaj në kuptimin e një kopshtari,
dhe mos u dorëzoni ndaj fortunës
juve nuk ju lejohet vetëm të merrni,
ju gjithashtu duhet të jepni diçka!
Jeta juaj atëherë do të shkëlqejë,
në shkëlqimin e saj më të plotë.
“””””””””””””””””””””””””””””””””

JETA E JUAJ
Shikoni jetën tuaj si një kopsht
Secila prej luleve, një figurë
Si një kopshtarë duhet të kujdeseni për të,
Kopshtari kopshtin dhe ju të dashurit tuaj;
Ai këput një lule të vyshkur
dhe një tjetëre i jep jetë të re.
Hiqni injorantët, por zgjidhni me mençuri!
Ashtu siç bën kopshtari në kopsht.
Ju mbani lumturinë tuaj në duart tuaja,
Jini të vërtetë me veten tuaj, çfarëdo vendimi që merrni;
Kujdesuni për jetën tuaj në kuptimin e një kopshtari,
dhe mos u dorëzoni ndaj fortunës
juve nuk ju lejohet vetëm të merrni,
ju gjithashtu duhet të jepni diçka!
Jeta juaj atëherë do të shkëlqejë,
në shkëlqimin e saj më të plotë.
“””””””””””””””””””””””””””””””””

Poezia e MEJREME KAJOLLI TUSHA
Një vështrim për disa nga poezitë e poetes Mejreme Kajolli Tusha:
“Jam femër”
“Fryma e fundit”
“Të hesht apo të flas”
“Lumturi”
“Lule jargavani”
“Fotografitë”
“Përallë”
“Rruga e jetës” dedikuar mësueses Myzejen Lama
“Grua”
Duke lexuar poezitë e poetes Mejreme Kajolli Tusha, të nxit kërshëria e kërkimit, sepse kjo poete vargjet e veta i nisë në vorbullën e aventurave të gjata dhe krajatave të jetës, kundruall dallgëve, duke pasqyruar në artin e saj edhe shqetësimet që kjo dhe brezi i saj i përjetuan dhe po përjetojnë.
Në botën e poezisë së poetes Mejreme Kajolli Tusha gjejmë shtresa të shumta, ku përzihen kohët, ëndrrat dhe zhgjëndrrat, dëshirat dhe shpresat, gëzimet e zhgënjimet, vetëdija e ndërdija. Pena e saj nuk ndalet vetëm me përshkrim, por stili i saj është edhe më i gjerë dhe më i thellë, e kështu vazhdimisht e ndryshon këndin e vështrimit të fenomeneve dhe dukurive, por intensiteti i interesimit mbetet prore i njëjtë, i pandryshueshëm për çdo dukuri dhe fenomen, për çdo subjekt dhe objekt, për çdo detaj e tërësi.
Në poezinë e Mejreme Kajolli Tusha ëndrra e nxit fshehtësinë e vet, jeta zhytet në ëndërr.
Thuhet se ëndërrimtarët janë vetë krijuesit, artistët, e Mejreme Kajolli Tusha si poete duke ëndërruar depërton në magjinë e fjalës artistike dhe të artit përgjithësisht. Ajo është gjurmuese, vizionare dhe krijuese e poezisë. Një poete e tillë me vargjet e saj shkel shtigje të reja dhe hap botëra të reja.
E tërë kjo ka qenë prezente qysh moti në poezinë tonë shqipe, por kjo që na dhuron Mejreme Kajolli Tusha është krejt e veçantë.
Ne si lexues të rregullt të poezisë së poetes Mejreme Kajolli Tusha, e çmojmë lart hapërimin e saj në artin poetik kundruall dallgëve të jetës, pa e lënduar, por përkundrazi duke e pasuruar vargun poetik shqiptar përgjithësisht. Në poezitë e kësaj poeteje takuam shpirtin e trazuar, që nuk rehatohet, por që vazhdimisht gjurmon e kërkon. Poetja Mejreme ia del që përmes vargut ta transformojë të kaluarën në të sotmen, e të sotmen në të ardhmen. Kjo me vetmohim ka hap rrugë të reja nëpër të cilat shtegton vargu i saj i shkruar. Krijimtaria e poetes Mejreme Kajolli Tusha është origjinale për të pushtuar hapësira të gjera në mozaikun e pasur të letërsisë sonë që po kultivohet.
“Jam femër”
Vërejmë se, përgjithësisht, përthyerjet e realitetit në ndjenjat dhe mendimet e poetes, burojnë krejt natyrshëm prej pasqyrimit të aspekteve më të ndryshme të këtij realiteti.
Konstatojmë se rruga e zgjedhur e poetes Mejreme Kajolli Tusha është e përshtatshme me gjerësinë e temës dhe prirjes për të rrokur realitetin në mënyrë sa më shumëdimensionale.
“Jam femër”
“Zoti më do shumë
Për atë më fali femër
Mi dha të drejtat
Që ti shtrëngoj fort
Të gjindem në këtë botë
Kur don kush t’më përul
Mos të mundet kurrë
Dëshmin e Zotit e kam në dorë.”
Mejreme Kajolli Tusha edhe në poezinë “Fryma e fundit” ka ditur të përzgjedh motivet, të cilat i ka trajtuar mjeshtrisht, saqë interesimi i lexuesit nuk fashitet as atëherë kur mbaron leximi.
“Fryma e fundit”
“Mos the zemra, mos ofendo
Ndihmo sa të mundesh
As mos u hidhëro
Mos vdis me plagë në zemër
Fryma e fundit ndalet në çast
Përmendesh tri ditë apo me shekuj radhaz
Varet çka ke lënë pas
Sa vlerë kanë të lënat mbas.”
Poezia „Të hesht apo të flas„ e poetes Mejreme Kajolli Tusha është një tërësi tablosh të jetës, buruar nga krojet e saj më të thella, ngase aty e gjejmë atë shprehjen e gjallë natyrale dhe elastike, që na nxit për ta shijuar dhe përjetuar sa më autentikisht.
Poetja Mejreme, vërehet shumë qartë se në poezinë „Të hesht apo të flas„ ka bërë përpjekje serioze prej krijueseje të denjë që të gjejë rrugë dhe mundësi të reja të krijimit poetik, ngase këtë e kërkon edhe vetë jeta.
“Të hesht apo të flas”
“Trupi flet dhe bërtet
Kush e kupton!?
Hë, kush kupton!
Veshi i shurdhër nuk dëgjon
Është mësuar fjalë të dëbon
Të kërkon dëshmi
Të han fjalë pa u ndalë
Turpërohet, skuqet, mirëpo…
Shprehia nuk huqet.”
Mejreme Kajolli Tusha në poezinë “Lumturi ” na paraqitet me karakteristika të një poeteje të kultivuar dhe të kujdesshme, si një krijuese me një stil të vetin, të veçuar dhe interesant, ku përdor një gjuhë të bukur, të cilën ia del që ta shfrytëzojë artistikisht në përmasa të arsyeshme.
Kjo poete në këtë poezi shtjellon motive të ndryshme, por domonantë janë motive këto të marrura nga jeta dhe aktualiteti, që përkojnë me dinamizmin e jetës, me të cilat hasemi përditë.
“Lumturi”
“Lumturinë gjithmonë kërko në afërsi
Të pret ta shikojsh me sy
Është e etur për buzëqeshje
Për fjalë të ëmbëla magjepse.
Mund ta prekish lumturinë
Është gjallë, përplot shpirt
Me gjëra të vogla shumohet
Në pus të pashterur formohet.”
Edhe në poezinë e “Lule jargavani”vërejmë se poetja Mejreme Kajolli Tusha i kushton kujdes të posaçëm vargut, e skalit dhe e shtjellon në tërësi harmonike. Matja e vargjeve me njësi të përkryeme metrike është element që e ka pasur parasysh autorja në krijimin e kësaj poezie, ngase e kupton se me të është i lidhur parimi kryesor i krijimtarisë poetike. Prandaj të gjitha këto elemente, motivet, ritmika, metri, rimat, gjuha etj. që i hasim në këtë poezi, na bindin se autorja Mejreme Kajolli Tusha di të krijojë sipas kërkesave teoriko-letrare.
“Lule jargavani”
“Takimi ynë i parë ishte si në filma
Mua më ranë librat prej dore
I mblodhe, m’i lëshove në duar
Pa thënë faleminderit
Sytë thanë gjithçka.
Të nesërmen, në kohën e njëjtë
Që të dy ishim në të njëjtin vend
Nuk lamë takim me fjalë
Takimin e kishin lënë zemrat tona
Kësaj rradhe ti mbaje në duar
Një tufë lule jargavani
M’u afrove ngadalë
Derisa unë rrija dhe të prisja
I lëshove lulet në dorën time.”
“Nuk e ktheva më kokën të shikoj pas
Lotët nuk munda t’i mbaja
Lamtumirën e rinisë tani e thash
Lamtumirë lule jargavani…!”
Motivet dhe tematikat e poezive të Mejreme Kajolli Tusha janë dëshmi gjeturie, ndërgjegjësimi dhe prirjeje poetike. Vërtet ato i ka trajtuar me një përkushtim të madh, duke i gdhendur vargjet, duke i dendësuar poezitë, duke e matë dhe rimatë çdo njësi të kësaj poezie. Meqë të gjitha këto elemente janë shtjelluar dhe janë shtrirë në një tërësi harmonike dhe kuptimplote, del rezultati i pritur se poezia e Mejreme Kajolli Tusha është ngritur në nivelin artistik.
Në poezinë “Fotografitë ”, poetja Mejreme Kajolli na paralajmëron dhe na bënë me dije se ka dell për krijimtari dhe se këtë po ua inspiron edhe nxënësve të saj dhe se puna e saj po jep frute për çdo ditë. Ajo ka një ndjeshmëri dhe dashuri të veçantē
ndaj nënës.
“Fotografitë”
“E shfletoja albumin e vjetër
Vehten time e gjeta diku tjetër.
Gjeta një fotografi…
Më bëri të qeshem dhe të qaj,
Në dorë mbanim gota me çaj.
Kujtimet mu freskuan,
Ishte ditë pranvere kur na ftuan.
Ti më ishe ulur pranë,
E dashura ime nanë.”
Poetja MejremeKajolliTusha, vërehet shumë qartë se edhe në poezinë „Gruaja„
ëndrra e nxit fshehtësinë e vet, jeta zhytet në ëndërr e që del origjinal e njerëzor, por vazhdimisht i zjarrtë, që e zgjon dhe e motivon për vargjet e saj vazhdimisht. Poashtu edhe te poezia “Rruga e jetës” dedikuar mësueses Myzejen Lama
“Rruga e jetës”
“Me një fjalë të vetme
Bëre dritë në rrugën time
Buzëqeshjen e ndryshova
Dhe … fitova!
Po fjalët tjerë?
As ato nuk i harova
Një nga një i realizova
Dhe … prap fitova!”
“Grua”
“Unë jam grua!
Me të gjitha tiparet e një gruaje,
Nuk jam si thonë “Grua si burrë”!
Por jam “Grua si grua”!
Jam e forte, e qëndrueshme!
Mos mi shiko lotët në sy
E mos mi merr pèr dobësi,
Lotët në sytë e mi
Tregojnë ndjenjat e mia
Unë ndjejê me zemër
dhe mendoj me kokë
Lotèt më bëjnè akoma më tè fortë”
“Nuk i frigohem tymit, thikës, plumbit,
dhunës, padrejtësisë, se mund t’ia dal
Frigohem vetëm për fëmijët se…
në shpirt jam nënë.
E ti?!”
Ismail Aliu Berlin
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.