22.5 C
Tiranë
E premte, 15 Maj 2026

Istref Haxhillari

Sot erdha në fshatin tim, Dunicë, ku u linda dhe u burrërova, ku njoh çdo rrugë, kodër, grykë e gërxh, ku pulsojne vragat e pashlyeshme të fëmijërisë, çapkënllëqet e rinisë së hershme, jeta e mundimshme e prindërve, varret e të parëve brez pas brezi.May be an image of 6 people, including Istref Haxhillari dhe people standing
Dhe kujtime pa fund.
E, pra, sot jam në Dheun tim…
Dyzet vjet më parë iu bashkova një grupi djemsh mokrarë me të cilët filluam rrugën e gjatë të dijes. Atëherë ishim të varfër, po nënat tona na kishin mësuar të mos ulnim kokën se varfëria nuk është turp.
Turp është të vjedhësh.
Dhe ne nuk vodhëm kurrë.
Kudo shkuam, nuk gënjyem, se baballarët na këshillonin të thoshim gjithmonë të vërtetën. Për këtë dikush na quajti syleshë dhe mori shpërblim një grusht turinjve, se na kishin mësuar të ruanim dinjitetin e vendit tonë.
Dhe ne, djemtë e këtyre anëve, e mbajtëm me krenari emrin e të parëve.May be an image of 7 people, including Istref Haxhillari, people sitting, people standing dhe E brendshme
Ishim absolutisht të ndershëm se gjyshet e paepura na mësuan të respektojmë femrën, si motrat e nënat tona, ndaj për të mbrojtur dinjitetin e shoqeve të shkollës, u përleshëm dhëmb për dhëmb me imoralët.
Për këtë na quajtën fanatikë.
Por gabuan.
Ne, djemtë e provincës, dashuruam vajzat më të bukura dhe nuk i mashtruam, po ndërtuam me to familje moderne dhe rritëm fëmijë të mrekullueshëm.
Këto virtyte nuk i mësuam në shkollë, as në jetë, i kishim të injektuara nën lëkurë nga prindërit tanë, prandaj nuk i harruam kurrë.May be an image of 14 people, including Istref Haxhillari, people standing dhe E brendshme
Nëpër mote miqtë u shtuan, rrethi u bë i madh sa nuk numërohen, po shokët e fëmijërisë mbeten më të dashurit, më besnikët e më të fismit. Shpesh më ka qëlluar të shtrohem në gosti me korçarë e devollinj, shkodranë e gjirokastritë, vlonjatë e dibranë, po kurrë nuk e hasa gjëkund atë dollinë e hollë mokrare, elegancën dhe finesën me të cilët baballarët tanë e pinin rakinë…
Me kohë m ’u rrit në shpirt një ngarkesë që, pasi e mbajta gjatë përbrenda, e derdha nëpër shkrime. Fillova me një libërth të vogël titulluar “Përthyerje” ku hodha nxitimthi copëza nga etnosi i vendit.
Shpejt e kuptova se me aq nuk kisha thënë gjë.
Atëherë mora nismën për të shkruar romanin “Pesha e kohës”. Dy vjet e gjysmë derdha të gjitha sa më brenin për historinë dhe zakonet e të parëve, traditat dhe kulturën, derisa i ngrita vendit tim një monument prej letre që shpresoj të jetojë gjatë. Edhe në librat e mëvonshëm Dheu im mbeti burimi i frymëzimit dhe besoj se kështu do të jetë sa të kem frymë…May be an image of 8 people, including Istref Haxhillari dhe people standing
Faleminderit nxenesve te mrekullueshem, mesuesve te shkolles 9-vjeçare, mesueses se letersise Erjola Gjika, drejtorit Klodian Gora per organizimin model te promovimit te librit per femije e te rinj “Mërmëima e kroit të moçëm”.
Jeni me te miret!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.