0.5 C
Tiranë
E premte, 7 Shkurt 2025

Isuf Sokoli

POETIT

(e ripunuar)

Një dilemë rëndon ndoshta mbi çdo poet,
Se njerëzit shpesh edhe paragjykojnë,
Disa shprehen, ai pse s’shikon punën e vet,
Por ka plot që e duan dhe e lavdërojnë.
Disa mbi poetin hedhin gurë e baltë,
E me tërbim ja djegin librat, poezitë,
Të tjerë thonë , ai nga goja nxjerrë veç mjaltë,
Dhe veprën e tij e lexojnë thuaj çdo ditë.
Ashtu si skulptori që gdhëndë një skelet,
Dhe ndien sodisfaksion për punën e tij.
Poeti gdhëndë me daltë trurin e vet,
E nga emocionet qeshë apo qanë si fëmij.
Poeti vuan nga një kompleks i pafund ideshë,
Që janë në diziluzion njëra me tjetrën,
Me durim gjen zgjidhjen më me peshë,
Që e bukura dhe e reja ta sfidojnë të vjetrën.
Fluks drite janë sytë dhe fantazia e poetit
Vozitë nepër univers me vargun e tij hyjnor,
Si satelit i vërtitet ditë e natë planetit,
Paqen predikon tek çdo shpirt njerëzor.

Me rrezet e diellit i lanë mendimet,

Luleve ju mbledhë nektarin si bleta,

Dashurinë ua ngjitë germave e nisë shkrimet,

Hapë zemrën e ju jep jetë vargjeve të veta.

“”””””””””””””””””””””””””””””””””holiday home, Shëngjin – Prezzi aggiornati per il 2021

SHËNGJINIT TIM DHE BANORËVE

Nostalgji për atë kohë të largët, unë pengu i mërgimit,
Kur ndihesha i lumtur e kurrë su mërzita ,
Shërbeja si përgjegjës i plazhit, banesave ,
pasrtrimit,
Shëngjini im i shtrejtë ku linda dhe u rrita.
Kujtimet e mia rrahin gjithmonë po aty,
At’herë ishin rreth 500 familje, 2500 banorë,
Unë u largova në Korrik nëntëdhjetë e dy,
Të ndarëve nga jeta me respekt ju thur kurorë,
T’më besoni këtë që shpreh me siguri e them,
Të gjithë i kisha si pjestar familje e më kishin,
I njihja pa përjashtim burra gra, vajza e djem,
Dhe fëmijët e vegjël e dija se të kujt ishin.
I desha që të gjithë dhe mua më deshën,
Më mungon vendi im dhe banorët e at’hershëm,
Nga largësia zemra ime e ndien gjithë peshën,
Ah, ky mërgimi i gjatë qenka i tmerrshëm.
Mbi trembëdhjetë vite jetova me hallet e tyre,
Më kujtohen burra e gra dhe vendi ku punonin,
Mi hapen dyert e shtëpisë me qeshje fytyre,
Me dëshirë ju shërbeva, s’bëra çka meritonin.
Unë njoha shumë edhe nga e gjithë Shqipëria,
Se vinin për të kaluar pushimet në plazhë,
Me nderim për ta rëndin kujtimet e mia,
I kam në zemër e para syve si imazh.
Të gjithë që njoha i dua siç i kam dashtë,
Dhe ata më donin siç unë e meritoja,
Zemra ime i mban brenda dhe asnjërin jashtë,
Ah, të isha në mes tyre sa do ta dëshiroja.
Sa fisnikë më trokasin në kujtesë me sinjale,
Sa dashuri dhashë e mora veç shpirti im e din,
Një nderim të thellë për Ndermarrjen Komunale
Dhe për bashkpunëtorët e sektorit Shëngjin.
Por përsëri do të kthehem në folenë time ,
Unë e braktisa vendin tim e s’meritoj pekule,
Shëngjini dhe banorët janë pjesë e zemrës sime,
Ata që s’jetojnë do ti nderoj me buqeta me lule.
Shëngjini s’është më ai, nga banorët dyfishuar,
Nga bukuria, bërë perla e bregdetit Adriatik ,
E di që më fton e më presin duke m’përqafuar,
E do më thonë, Isuf rri këtu me ne e më mos ik.

Isuf Sokoli. Bolzano -Itali. Data 17 Korrik 2021.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.