7.5 C
Tiranë
E enjte, 13 Shkurt 2025

Isuf Sokoli

SHOQEVE DHE SHOKËVE TË KLASËS

Me rastin e 50 vjetorit të dipllomimit
në shkollën e mesme profesionale
Teknikumi i Ndërtimit “8 Nëntori “Tiranë.
Paralelja A , klasa e mbuluar me pekule,
Si model i përparimit e në çdo anë,
Me 36 vajza e djem porsi lule,
Legjenda e Teknikumit “8 Nëntori ” Tiranë.
Ata janë lulishtja e kujtimeve të mia,
Ata janë muza e frymëzimit tim,
Ata janë refreni dhe krenaria,
Ata janë yje përherë në vezullim.
Si vegim më çfaqen mbi vellon e një reje,
Me krahë të bardhë më vinë tek votra,
Të gjithë buzagaz ulen pranë meje,
Se ne ishim e jemi vëllezër e motra.
Fluturim më vinë me krahë shpendi,
I përqafoj e më pērqafojnë me mall,
Ndaj me admirim dua ti përmendi,
Ti përmendi emër për emër me rrallë.
Kristaq Kostandini, Ferhat Koka, Sofokli Bashari,
Sekretari i rinisë së shkollës, Romeo Karoli,
Agron Hysenbelliu, Jani Filipllari,
Niko Mile, Natasha Butka, Isuf Sokoli.
Nexhmije Isallari, Alqi Qipo, Ymer Sulejmani,
Ismete e Suzana Shabanaj, Mirjana Gusha,
Luiza Bufi, Nikollaq Mbriçe, Afërdita Lani,
Bujar Drenova, Mark Cali, Maksim Llusha.
Ata që iu jepnin të gjithëve ngrohtësi,
Buzëqeshjen dhuronin si gonxhe trendafili,
Vangjel Kozma, talenti i rrallë në letërsi,
Sadete Kapri, Ilfete Xhelaj, Kushtrim Balili.
Dhe ata që në kujtesë m’trokasin me hapa,
Gumëzhinte nga gazi e gjithë klasa, oda,
Faik Hoçja, Mustafa Kaculi, Maksim Zhapa,
Humoristët , Mithat Bollëke , Mehmet Hoda.
Si ëngjëj të bekuar nga vetë Zoti,
Dhe ai që kush se njohu e emrin s’ia ndievi
Gjergji Kiko, Filloreta Malaveci, Elvira Joti,
Sarandioti zheni në mësime , Kosta Shqevi.
Sejcili në vetvete një xhevahir i çmuar,
Djem si Petrita e vajza porsi Zana,
Edhe për ju kujtesa më rrin zgjuar,
O Mercedes Bardhi e Mahmudije Perihana.
Sejcili prej jush rrezaton dritë si fanar,
Me sytë e mendjes ju ndjek ditë e natë,
Me forcen e shpirtit ju uroj pension të mbarë,
Lumturi familjare e jetë sa më të gjatë.
Oh, në çast i trishtuar, në heshtje mbeta,
Dhe zemra dhimbjen kurrë s’mund ta ndali,
Për shokët e shoqet të ndarë nga jeta,
Alqi Qipo, Bujar Drenova ,Natasha Butka e Mark Cali.
Koha ikën dhe ne jemi duke u plakur,
Një nderim të thellë për profesorët me rrallë,
Ndoshta ata njerëz fisnikë jeta i ka flakur,
Por në zemrat tona jetojnë përherë të gjallë.
Isuf Sokoli. .data 28 Qershor 2021

Bolzano. .Itali. .ora 20:21

Dua t’ju vë në dijeni se këto ditë

sapo përfundova së lexuari dhuraten tepër të

çmuar për mua, veprën e plotë voluminoze deri më tani të shokut, mikut, bashkqytetarit në Shëngjin, poetit të nderuar e të mirënjohur

MHILL MARKU.Mund të jetë një imazh i Mhill Marku

Pesë vëllime me poezi dhe një në prozë ( gjithsejt rreth 1400 faqe ).

1.” Krenarinë ma fali deti ” ( poezi )
2.” Shuberti i pyllit ” ( poezi )
3.” Lundrim në dallgët e jetës ” ( poezi)
4.” Dua t’u kemë pranë në shpirtin tim ” ( poezi
5.” Kujtime që jetojnë gjatë ” ( prozë )
6.” Borxh i mbetem dashurisë ( poezi )
Me forcën e shpirtit i uroj shëndet të plotë, jetëgjatësi edhe për disa dekada dhe suksese pa fund në krijimtarinë e tij të ndritur.
NË VEND TË KOMENTIT
E lexova me ëndje veprën tuaj, varg për varg,
Po su shpreha si duhet, mos më paragjykoni,
Se vetëm ca fjalë zemre po ju nisi nga larg,
Shumë më pak nga ato çfarë ju meritoni.
Tek volumi poetik ” Krenarinë ma fali deti “,
Poeti si djalë i detit, bir e shok i tij,
Në nëndetëse e n’mes dallgëve muzen gjeti,
Dhe derdhi shpirtin fisnik në vargje e poezi.
Na merr me vete n’mes rrymave tretëse,
Dëshmi e sfidave të ushtarakëve shëmbullor,
Në barkun e detit me armën nëndetëse,
Në parakalimin me përkushtim burrëror.
Si bilbil këndoi veprën ” Shuberti i pyllit “,
Bilbil i lumturuar me emrin marinar,
Krajenit i dhuroi shkëlqimin e një yllit,
Familjes monoment e prindërve lapidar.
I zhytur në detin e pafund të kujtimeve,
Me zjarrin e shpirtit e ndjenja ndezura flakë,
Sjellë dashurinë dhe oshtimën e dallgëzimeve,
Dhe vaditë për të gjithë trendafila e zambakë
Gjithmonë në ” Lundrim në dallgët e jetës “,
Me syrin tek familja e deti i pamatë,
Me forcën e shpirtit luftarak të vetvetes,
Njeri, nënujës, marinar e poet mendjeartë.
Me vargje që mbartin virtytet më themelore,
Për vendlindjen Krajen, punën, shokët traditën,
Që dashurinë, përkushtime e arritje kulmore,
Si mit i shpalosë me vlera që veç rritën e rritën.
” Dua t’u kemë pranë në shpirtin tim “,
Me vargjet e një bote të madhe shpirtërore,
Paqe n’mes njerëzve, dashuri e mirëkuptim,
Humanizëm e një varg mesazhesh njerëzore.
Forca e shpirtit që ngrihet mbi fatkeqësi,
Sfidon dhimbjen me humbjen e dashurisë,
Ku dashuria e jetës mbetet po dashuri,
Rënkon veç zemra për ëngjëllin e perëndisë.
Vepra në prozë ” Kujtime që jetojnë gjatë ,”
Një kompleks jetësh individuale e kolektive,
Një përshkrim artistik jo me imagjinatë,
Një histori e përjetuar me vlera konstruktive.
Spikat shpirti luftarak dhe devotshmëria,
E atyre që e donin atdheun, vendin, pavarësinë,
E atyre që i la në harresë demokracia,
Krenarinë e Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë.
Vëllimi më i fundit ” Borxh i mbetem dashurisë ,
Kësaj vale të bardhë të shpirtit hyjnor,
Burim frymëzimi për vargjet e poezisë,
Zjarrit të pashuar që zien në krahëror.
Vetëm ajo e ka fuqinë e uraganit,
Vetëm ajo se përfillë fare largësinë,
Vetëm ajo të ngre lart nga fundi i oqeanit,
Vetëm ajo vezullon dhe e sfidon vetminë.
Ajo rrezaton dritë si drita e fanarit,
Ajo i bjen pa frikë anë e mbanë detit,
Ajo e mban të ngrohtë zemrën e marinarit,
Ajo bashkudhëton me vargjet e poetit.
Jeta dhe vepra e Poetit me origjinë mirditor,
Burim i pastër frymëzimi dhe solidaritetit,
Fanar ndriçues e monoment madhështor,
Që përqafohen e puthen me kaltërsinë e detit.
Dhuratë e paçmuar për brezat, vepra e tij,
E marinarit që lëroi detin si me parmendë,
Vetes i skaliti emrin e adhurueshëm ” Njeri “
Dhe shokët i përjetësoi në legjendë.
Përherë i matur, fisnik, i dashur, i duruar,
Në gjirin e folotës famëmadhe sa një mal,
Veten e paraqet vetëm marinar të përkushtuar,
Ndërsa bashkpunëtorët i ngre në piedestal.
Poeti gjigand i detit, me zemrën e gjërë sa deti,
Poeti prodhimtar që si shterron kurrë vargu,
Poeti që marinar i përhershëm mbeti,
Poeti patriot e mendje ndritur MHILL MARKU.
Isuf Sokoli, Bolzano Itali. Data 31 Korrik 2021

POETI MHILL MARKU DHE VEPRA E TIJ

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.