MUAJVE TË VITIT
Atje të ftohtit e Janarit,
Nuk të trëmbë , s’të ftoh,
Dashuria i bën ballë acarit,
Bëhet zjarr dhe të ngrohë.
Atje shkurti të përshëndetë,
Nuk i zë as s’të zë prita,
Atje mjegullen edhe retë,
I largon e të bie drita.
Atje marsi hire plot,
Dhuratë që zbret prej qiellit,
Gjithë krijesat e t’madhit Zot,
Zgjohen e i buzëqeshin diellit.
Atje prilli vjen me pekule,
Si mrekulli mbi mrekulli,
Atje gjallojnë miliona lule
Dhe miliona dashuri.
Muaj maj nuk harrohet,
Kujtohet me dhimbje e mall,
Se dhe i vdekuri nderohet,
Jo vetëm njerëzit e gjallë.
Atje qershori është pasuri,
Privilegj për kë punon,
Sepse koha është flori,
Dhe me punë jeta lulëzon.
Atje korriku është madhosh,
Si pasqyrë shkëlqen qielli,
Sa nuk arrin ta dallosh,
Është korriku apo dielli.
Atje gushti zien si zgjua,
Lënë pushimet, mendojnë punën,
Verë është apo vjeshtë thua,
Sepse era ta tretë gunën.
Atje kur vjen muaj shtator,
Çdo zemër vuan prej zorit,
Le të shkëlqejnë si meteor
Gjithë viktimat e terrorit.
Atje tetori i bardhë troket,
Mirësitë rritën si kreshtë,
Njerëzit shohin punën e vet,
Vjeshta e tregon veten vjeshtë.
Nēntori vjen plot lavdi,
Dritë i bën dheut e gurit,
Atje festojnë me krenari,
Ditën e çlirimit e flamurit.
Dhjetori muaj i parë i dimrit,
I veçantë si ngahera,
Viti i Ri një ditë gëzimit,
Dhe shpresa se vjen pranvera.
Shënim : Me këtë rast ju uroj nga zemra
gjithë miqësisë time dhe lexuesve.
Gëzuar e për shumë vite Krishtlindjet
dhe Vitin e Ri 2022.
Isuf Sokoli
Bolzano : Data 22 dhjetor 2021
“””””””””””””””””””
ELEGJI PËR POETIN SELIM ALLAJBEJ.
( Përkujtimore, një vjetori.
Ish oficer i Bazës Ushtarake Detare
Shëngjin. U nda nga jeta në moshën
72 vjeçare)
Mbi fjalë zemre e ngrite lart portretin,
Një portret që gurgulloi si gurrë,
Një portret që u përqafua e u puth me detin,
Një portret që nuk do të zbehet kurrë.
Isuf Sokoli
Bolzano : Data. 20 dhjetor 2021.
“””””””””””””””””””””””””
MANIKINËT
Më tërhoqi vëmendjen një djalë,
Në një vitrinë plot me tesha,
Ju afrova dalngadalë,
E përshëndeta, i buzëqesha.
E ngrita tonin, i bërtita,
Se s’ma vari, s’më përfilli,
I thashë : – Mirdita, mirdita,
Prapë , sikur gojën e lidhi.
Pastaj u mbusha me maraz,
Nga përçmimi krejt i fryrë,
Se e përshëndeta buzagaz,
Ai s’më pau hiç as në fytyrë.
M’u afrua një kalimtar,
E më klithi sa mundi,
Si i habitur duke më parë,
E më tundi e më shkundi.
A s’e din more i shkretë,
Mendjelehtë dhe i gjorë,
Ky nuk është njeri i vërtetë,
Është njeri i bërë me dorë.
Po pak më parë, tre -katër të rinj,
Më zhgynjyen, në shpirt më lodhën,
Se unë ju afrova shoqëri,
Por asnjëri sytë s’m’i hodhën.
E ku ta di të vërtetën,
Këta njëlloj si ky më dolën,
I përshëndeta, s’më përshëndetën,
Unë ju fola, ata s’më folën.
Isuf Sokoli
Bolzano. Data , 16 dhjetor 2021.