17.5 C
Tiranë
E dielë, 16 Nëntor 2025

Izota Rexho Haruni

Deri kur????
Karantina nuk eshte asgje , krahasuar me izolimin e dhimbjes qe ndjej.
E dija… e dija qe e doja dhe e dua kaq shume Italin, ate popull te bute, te dashur, altruist deri ne infinit,
ate popull qe na dha, qe na zgjati nje dore , kur vertet kishim nevoj, ata njerez qe na pane njesoi si veten, qe na hapen dyert , na bene pjese te tavolinave te tyre, ulur mes femijeve te tyre, na dhane besimin e djerses se tyre
Ata njerez qe na mesuan se sakrificat jane pjese e triumfit, e mireqenies, e suksesit
Ata njerez te thjeshte, qe flisnin shpejt dhe shume( keshtu na dukej atehere, sepse nuk e kuptonim mire gjuhene tyre), por qe te jepnin shpirtin, sot jane gjunjezuar, perpara nje armiku te pa njohur qe po korr jete njerezish
Dhe une vertet kam dhimbje, ndjej te keputen pjese shpirti sa here lexoj lajmet
Dhe nuk mundem te beje dote asgje , per te lehtesuar dhimbjen e tyre a timen.
Asgje nuk mundem te bej, asgje, sepse ky moster i krijuar nga njerez mostra, per te mare jete njerezish, na ka detyruar te mbyllemi brenda
Asnje ndihme nuk mund ti jap kujt ne 91-shin me fali 17 mij lireta qe une te lajmeroja prinderit se ku isha,
As kujt me fali veshje qe te nderrohesha pas gjithe asaj kripe qe mbartja mbi trup nga rruga e gjate ne det,
As, kujt me durim me fali kohen per te me shpjeguar rrugen qe me conte ne vendin ku rrinim, se ne ishim te etur per te pare ate bote qe nuk e njihnim dhe humbisnim rrugeve
Une nuk mund te bej asgje per ate grua qe me therriste Bije, qe me quante “Stela “ , qe na mundesoi te punonim
Nuk mund ti jem prane as kujt me shoqeroi ne spital diten qe linda vajzen, as kujt me solli supen e ngrohte,
As kujt me mesoi se si ta laja vajzen, si ta ushqeja
Une nuk mund ti rri afer as “MAMI ANNA” asaj gruaje te mrekullueshme qe vajza ime e therriste keshtu
Nuk mund tja bej edhe une ushqimin gati dhe ta ushqej , ashtu sic Ajo ushqente femijen tim,
Nuk mund ta shoqeroj neper spitale, ashtu si ajo beri me mua sa here pata nevoj,sepse jo qe ne fillim patem makin
Nuk mund te bej asgje per ata qe me respektuan , qe me deshem, qe me vleresuan
As per Marien nuk bej dote asgje, edhe pse me kerkoi ndihme dje
Kam nevoj per ty … me tha
Dhe une nuk mundem te shkoj dhe ti rri afer, ashtu si ka bere ajo me mua dhe vajzen time
Ashtu sic ajo i rrinte afer femijes tim kur une shkoja ne pune
Per ata qe mu bene motra dhe vellezer, kur kisha nevoj per nje perqafim
Per ata qe mu bene si prinder kur kisha nevoj per nje keshill
Ata qe shpesh me kane fshire lotet kur isha e merzitur dhe jane gezuar per lumturin time
Nuk mund te bej dote asgje per ata qe vdesin me mijra cdo dite
Dhe une ndihem keq…
Ndjej te me shtrydhet shpirti deri ne dhimbje
Deri tani kam heshtur….
Sepse me vjen turp qe nuk mundem…
Me vjen keq qe nuk mundem…
Me dhembe thelle qe nuk mundem…
Dhe klith ne heshtje
Klith aq forte sa me eshte shurdhuar gjykimi
Pse a ka arsye kjo qe ndodhi??
A ka justifikim e gjithe kjo katrahur??
A ka ndergjegje ti mbaj tere ato jete te marra??
Dhe me e keqja..,,DERI KUR????
Deri kur njerezit do kapen nga fryma dhe do vdesin, deri kur???
Dhe mos te me vij ndonje edhe te thote qe ky virus pati ane pozitive, sepse vertet nuk do ja kursej ate qe meriton.
Dikush me tha qe virusi nuk po vret me shume se komunizmi
Ndoshta eshte e vertet, ndoshta jo, sepse akoma nuk e dime sa jete do mari akoma, ndoshta edhe mua qe po shkruaj, ndoshta edhe ate qe e kurseu komunizmi, por di te them qe kjo nuk eshte gare se kush do mare me shume jete
Nuk duhet ta shohim si hakmarrje
Eshte nje frik dhe ankth pa fund, per njerezit qe duam, per familjaret dhe miqesin, per ata qe njohim por edhe per ata qe nuk njohim.
Si do te mund ta mbaj kte dhimbje, Si???
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.