Lexuesi tek lexon poezit e poetes Luljeta Selimi-Berisha nuk ka se si te mos jete i interesuar ta njohi sado pak rrugtimin e jetes s’poetes ne fjale.Luljeta jeton me poezin,bisedon me te,i qajne hadhet s’bashku,prandaje edhe publiku i lexon me shume etje keto poezi te autores ne fjal.
Luljeta udheton me rrjeshtin e poezis,jane dy bashkeudhtar qe shprehin ndjenjat e zemres,thone vetem realitetin, ashtu siçe e perjetojn ne ditet e perditsheme.Poezia e Luljetes bashkbisedon me lexuesin prandaj edhe duan ta njofin ma nga afer.Luljetes i uroje rrugetim te sukseshem,ç’do botim eshte nji apel per brezat e sotem dha ata qe do vine.Suksese poete……Gjin Musa(akademik,gazetar dhe botues)
Luljeta Selimi-Berisha.
U lind me 19 .09 1969 Prishtinë.
Universiteti i Prishtinës -Fakulteti Filologjik Gjuhë dhe letërsi shqipe,
Universitetin e Trierit Traumatologji ( qasja dhe trajtimi gjatë punës me gratë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë
Universiteti i Zagrebit , programi dyvjeçar për gazetari.
Që nga viti 2001 jam drejtoreshë e organizatës së gruas “Jeta në Kastiot´ www.jetanekastriot.org
Gjatë kohës së lirë merrem me shkrimin e poezive, tregimeve dhe, romane dhe publicistikë dhe në këtë fushë ka marrë disa çmime vendore dhe nderkombëtare. Po ashtu jam e angazhuar në krijimin e grupeve letrare në mënyrë që femrave, fëmijëve dhe artdashësve tu ipet mundësia ta shprehin talentin e tyre.
Deri më tani kam botuar këto vepra letrare:
“Lindje pa emër”,poezi-1995
“Tre muajt e Anitës”, roman1998
“Rrëfime të femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë “, publicistikë.2003
“Udhëkryqi “ roman-2007
“Djaloshi me zemer të madhe” tregime dhe novela për femijë 2019
“Letra” roman 2021
Mbi 10 vite kam punuar si gazetare,pastaj si zëdhënëse në Entin e Statistikave të Kosovës, dhe tani punoj si Udhëheqëse e Statistikave të Shëndetësisë në Agjencionin e Statistikave të Kosovës.
Jam e martuar, si dhe kam një djali 12 veçar Florian Berishen .
Per lexuesit po botojm nji cikel me poezi nga krijimtaria e poetes.LULJETA SELIMI-BERISHA.
“”””””””””””””””
Poezi nga Luljeta Selimi-Berisha
Tokat e Kastriotit
Çka është kjo që po bie mbi tokë
As borë, as shi e as breshër
Rrënon gjithçka pas vetës
Vëret e tërëhjek
Ngulfat e rutullon dhe
në fund e shkatrron
Çka është kjo që vërbon sytë
Merr mishërat dhe shembë kockat
Kot unë shtrengojë njofullat
Më mirren tokat,
më digjinen votrat,
That më mbetet votra.
çka është kjo që shkrin malet
Trembë nënat
E ndal valet.
Kush e prishi vesën e mëngjesit
Brymen e vjeshtës dhe
Kufijt e Zotit
Kush, kush guxoi
Të ndan tokat e Kastriotit.
Luljeta Selimi-Berisha
Dhuratë te jap shpirtin o toka ime
jam me qetësi prej vullkani
gur i paluajtëshm
gjaku im qe rrjedh i mishëruar.
jam dhembja jote atdheu im
jam këngë e masakruar
strofë e copëtuar, dritë e rrënuar
dhuratë ta jap shpirtin o toka ime
në këtë tokë të përjetshme të lashtësisë
jam e lashtë aq jam edhe e re
jam këtu që kur bota u mbi
jam gjethe në çdo syth të botës
jam gjerdan në çdo mbretëreshë
jam ajër në çdo sferë
jam Shqipëria
e lënduar, e thyer
por pa u dorëzuar atdheu im.
Si dhuratë të jap shpirtin, o toka ime
vetëm lulëzo
si na do zemra mua dhe ty.
Shkodër gusht 2014
LULJETA SELIMI-BERISHA
Të zhdukurit
As dielli e as shiun nuk ju prekin,
Pranvera s’ta prek trupin tënd
Puhiza kotë sillet rreth botës
As ajo e as unë s’të takon.
Ylberi kotë zë qiellin,
Nëna tek porta kotë prêt
ne qajm ngushllojm njera-tjetrën
nuk dim në je në jetë.
Hëna kotë ndriqon natën
Dhe vajza kotë të kërkonë
O engjull a je nder të gjallët
O shpirt a më dëgjon.
23.04.2003
Dikur
Dikur i kisha shpresat
E me nuk i kamë
Dikur i kisha dëshirat
Por më ato nuk janë
Dikur kisha lotë
Por ata janë tharë
Dikur të prisja ty
E tani më s’kam kend!
(10 janar 2005 Prishtinë)
JETË
Jetë pse di të i thyesh krojet, shkëmbit
Vëllon pse ma fshehe diku, e humbe ashtu
Qëlloja kur rrufeja ra, në cilën lagje mbolli vdekje
Kush mblodhi lotë dhe britma
Cila nënë ofshau, grrithi fytyrën
Kahë shkoi ylberi atë stinë
Kush e prishi fëmirin, nusërin
Cila valle dëgjohej më pas
Unë vetëm shikova arkivolin gjysëm të zbazët
S’të pash, dhe di s’ më vjen më pas.
30.1.2003
Tash nuk u besoj syve
Tash kur luhatem qellit
E kënga me perkund
Pyes veten dhe zotin
Valla a jam vërtët unë
Tash kur zemra rrah fuqishem
Kotësia krejt eshte rrenuar
S’shoh lot dhe dhembje më
Gëzime ka veq për mua.
Tash nuk iu besoj syve
Se ka kaq shumë lumturi
Të falem o Allah
Më mbushe dashuri.
Tash që ma gëzove prehrin
Jetën dhe shpirtin tim
Tash që u bëra nënë
Vertet jeta ka kuptim.
19.08.2009. Prishtinë
Brym mbi mua
Në qiell hëna, unë shtegtojë
.
Atje me përgjon, me mban nga larg me mbron
vdekja e uritur, po gllabëron
Natë, errësirë lehje qenesh
s’ka më gjumë në sy
Treten mendimet, kam veç zjarrmi
jam ngrirë, po fluturoj
Deri në agimin , jam kalli gruri
Për vendin tim .
ndalohet braktisja e pozicionit,
Gatitu , gatitu ti
Befasit në errësirë ja pres hovin
Hëna në qiell, unë roje e Atdheut
Tregim i papërfunduar Kosova ime .
11 mars 2015
Luljeta SelimiBerisha
Të lutemi nëne gjithnjë
(kushtuar TENE TEREZES)
Vorbull derdhen trutë mbi tavolinë
Qyqja këndon mbi qartin e vjetër
Varret e hapura sikur bëjnë tërmete
E diku skaj fshatit ndihet një gjysmëhënë
Gjaku rrjedh si lumi,
S’ka mbetur më, veç trishtim
Gjysmë të gjallë, gjysmë të vdekur
A po zhbëhet vendi im.
Toka e mugulluar plot me eshtra
Një gotë me vene të pa pirë
Rroba te vdekurish në vend krime
Mallkimi ende po valon
Nënë Terezë na shpëto ti
Toka është zhbëre deri në pafundësi
Dhe prapë presin nga syri i qielli
Ora e gjelit
Shkelëm për të saten herë mbi lahutën
E tupanët u bon copë-copë,
Asnjë thërrmijë nuk mbeti
As një daulle e vetme
Asnjë grim dashuri
Kometa e rënë diku në Rusi i trembi
Gjithçka shndërroi këtu në të zi
O e Shejta jonë Nene Tereza
Na shëpto,
të lutemi ty.
Luljeta Selimi-Berisha (Veronë shtator 2007)