2.5 C
Tiranë
E shtunë, 13 Dhjetor 2025

Jahja Lluka

Gjeje vetveten
Mes mjegullës së mistershme me zor dallojë fytyrat e zbehta. ndërsa eci sheshit të qytetit, që ngjanë me një fantazmë e cila i mashtron shekujt.
Dikush më pëshpëriti afër veshit të majtë.“Mirëmengjessi”
Ktheva kokën më shpejt sesa të rrahurat e zemrës sime. Asgjë nuk pash…
Ohh mora frymë thellë e më dukej as frymë nuk kisha.Heshtjen e ngrirë e thyen disa hapa që vinin në drejtimin tim.
Tik-tak- tik- tak si melodi arrita të dallojë në mes të asaj mjegulle dy taka të kuqe.
Asgjë tjetër. Papritur një zarf më erdhi në dorë.
I gjithë trupi mu rrënqeth. U ngriva në vend.
Sa i frikshëm ky qytet që pushtoi shekujt. Mbaja zarfin në dorë por ku ta gjeja pak guxim ta hapja.
Askush, asgjë qyteti mu bë i huaj e sheshi ku qëndroja i shtangur ish i gjatë pafundësisht. Më duhej ta hedhja një hap.Ta mbaja zarfin, ta lija, ta hapja apo ta bëja copë –copë.
Papritur zarfi u hap si me magji. Në një letër të bardhë me shkronja të arta shkruante “gjeje vetveten” Por unë isha humbur në mes këtij misteri.
Alarmi i orës 9 më zgjoi. Isha vonuar për punë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.