11.5 C
Tiranë
E mërkurë, 22 Prill 2026

Jahja Lluka

Hilmi Haradinaj, ty vdekja nuk të tretë por të fal përjetësinë
Sot u ben dy vite qe të përcjellëm në botën e amshimit, por vepra jote e madhe do jetojë sa të këtë frymë shqiptari. Nga pragu i shtëpisë sate u rritën trima e dolën heroj, të cilët Ti si baba i frymëzove me urti e atdhedashuri, e atëherë kur kohrat e zeza na ranë mbi krye, vepra jote e madhe bani dritë.
Bota e kuptoi që kjo tokë kishte heroj, ata i kishin lexuar në libra për Herkulin, Akilin por ne kishim vërtetë Luanin dhe Shkelzenin, ndërsa ti si baba u mërzite por si shqiptar nuk u përule asnjëherë, qëndrove stoik, duke i dhënë forcë dhe shpresë një kombi që historia e kishte vra dhe therë barbarisht.
Por ishim me fat se në oda na u rritën bijtë dhe bijat, aty mësuan besën, aty mësuan kodet aty e kuptuan se çdo të thotë të frymosh shqip. Hilmi fati yt i madh ishte se linde dhe rrite trima, frymëzim për brezat e që do kalojnë kohët e do vijnë të tjerë pas, por vepra e juaj u la me gjak për ta shënju përjetësinë që mposhtë kohët dhe vetë vdekjen.
Çdo shqiptarë u përkul sot para varrit tënd me respektin dhe nderin më të madh. Aty kishin ardhë vëllzer e motra nga të gjitha trojet ku filtet shqipja, aty u bashkuan shqiponjat nga gjithë kontinentet.
Historia më e re e Kosovës dhe kombit shqiptarë u mbështjellë me Lavdinë e familjes Haradinaj. Vepra jote e madhe do shndërrit mbi epoka. Vdekja ty nuk të tretë por të fali përjetësinë. Kombi ynë ka lind njerëz gjigandë burra e gra të pushkës e të penës, të urtisë dhe guximit.
Tiparet e tua të një shqiptari të madh të karakterizuan, në heshtjen tënde ishte mesazhi që ne si shqiptarë t’i mbrojmë vlerat tona dhe mos ta nëpërkëmbim sakrificën tonë e cila u vulos me lotë, plagë e gjak. Në përjetësi u ndrit emri yt ashtu siç e ndritët shqiptarinë, ju dhe bijtë e pragut tënd.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.