4.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Jahja Lluka

Nuk harrojmë Egzodi ‘99
Fat i keq ra trojeve tona
E shqipja jonë fatkobzi
Nisi me ra edhe borë
e fëmija po ka ftohtë
ai don gjirin e ngrohtë të nënës
Ecte djali i mërzitur për motrën
S’po e sheh
As s’po e kthen kokën
e din se çfarë sheh më keq
Si goditet Nana Loke, bre shka i zi
Faqezi i tokës tjetër
Kot bërtet, gjuan e vret
këtu do jemi denbabaden
A i ke pa kund gjymtyrët e motrave
e vëllezërve të mi
A i ke pa bre sa të qetë iken e me nderë
Ata kishin gjak lirie
Ne nuk harrojmë kurrë kush jemi
e ku jetojmë
Historia gjithmonë ka me kujtue
Kush guxon me i ndrru gjenet e mia
Kush guxon tokën me ma shkel kot
Këtu kishte, ka e do këtë gjithmonë shqiptarë
Sa të ketë tokë e qiell
Dielli çdo mëngjes lind prapë
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.