17.5 C
Tiranë
E enjte, 22 Maj 2025

Jahja Lluka

Shotë Galica..Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz që qëndrojnë dhe tekst

Lindi me 1895 në Drenicë, emri i saj i vërtetë ishte Qerime Radisheva.
Qysh në moshë të re,robëria e kombit të vet e mundonte Shotën, plagët e pashëruara të popullit ishin ankth për të. Nga regjimi shtetëror demokratik në Shqipëri,Shota shpallet Heroinë e Popullit.
Kjo Heroinë do të mbahet në mendje sa të jetë jeta.Ishte i rrallë guximi dhe sakrifica e saj.
Shotë Galica u bë model për femrat atdhetare shqiptare, ishte simbol i guximit dhe trimërisë.
Për të u thurën këngë dhe vargje e që e bënë të përjetshme veprën e saj.
Liria e kombit të saj ishte e patjetërsueshme.Duke ëndërruar dhe luftuar për një atdhe të lirë ajo u bë luftëtare e madhe e çetave kryengritëse të Kosovës,të cilat kishin për qëllim çlirimin e trojeve shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet të vetëm e të lirë.
U martua me ardhetarin luftëtarin Azem Galica.
Për 12 vite rresht Shota luftoi kundër pushtuesve serb,austro-hungarez dhe atyre bullgarë.Ishin më shumë se 40 aksione kundër armikut në të cilat mori pjesë Shota. Politika e dhunës dhe terrorit e regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullit shqiptar,shpronësimi, shpërngulja dhe kolonizimi sllav i trevave shqiptare ishin arsyet pse luftoi Shota.
Ajo mori pjesë në këto kryengritje të mëdha si në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit me 1919,pastaj luftoi në mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut me 1922-1923.
Pastaj merr pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës me 1924.Në atë vit i vdes i shoqi Azem Galica,ndërsa Shota merr nën udhëheqje çetën e Azemit.
Si hakëmarrje ndaj saj regjimi shovinist serb i vret 22 anëtarë të familjes.
Të mendosh, erdhi në Shqipëri në dimër, diku aty nga fillimi i vitit 1926, gati e paralizuar dhe me jetimët, që s’u dilte zot njëri në Kosovë dhe po aq në Shqipëri. Nuk e dimë se cili ia ka shkruar letrën, që drejtoi për ndihmë, por kjo letër është model kërkese administrative: “Unë jam Shote Galica, gruaja e Azem Galicës, prijësit të Lëvizjes Kaçake të Kosovës. Gjendem në katundin Shullaz të Krujës , kam dhe katër femijë jetim me vete. Janë fëmijët e luftëtarëve të vrarë për çlirim të Kosovës Jam e shtrënguar t’iu vë në dijeni se jam duke vdekur nga uria së bashku me fëmijët jetim”. Autoritetet e Zogut heshtën, por vallë ç’mund të bënin kundër gruas, që u kishte marrë erzin bjellogardistëve dhe serbëve tre vjet më parë…
Shote Galica, gati e paralizuar ose më saktë me një dorë që nuk e përdorte më, pas vdekjes së të shoqit (dhe fshehjes së kufomës së Azemit), mbërriti në fundin e dimrit të vitit 1926 në Shqipëri. Besonte shumë te autoritetet shqiptare dhe kur erdhi ashtu e drobitur, e sfilitur dhe pa asnjë shpresë. Vetë nuk kishte fëmijë, por me vete mbarte bashkë me bashkëluftëtarin Mehmet Deliun dhe katër jetimë të Kosovës, që tashmë dergjej nën pushtuesin serb. Thuhet se ende kishte shpresë të kthehej me pranverën e parë dhe të luftonte. Të mendosh, ishte vetëm 32-vjeç, por tashmë me katër fëmijë jo të vetët, për të cilët duhej të kujdesej më shumë se prindërit, që s’i kishin më. Ndihma prej qeverisë shqiptare nuk erdhi kurrë.
Ajo, vetë, do të vdiste me 1927 në kushte mjerimi, me jetimët te koka, e do të varrosej afër vendit ku qëndronte, deri pak kohë më parë, në një varr, që pothuaj nuk njihej fare.
Mund të ngresh shumë hipoteza për këtë mos respekt për këtë figurë, por ajo që dihet me siguri është se kjo figurë veç luftës që bëri në krah të të shoqit, heroit të madh Azem Galica, kundër serbëve; sfidoi mentalitetin e prapambetur në Kosovë dhe i qëndroi besnike njërit nga burrat vërtetë trima të Kosovës, pasi Azem Galica realisht e tejkalon të zakonshmen me atë që ka bërë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.