Gjeje vetveten
Mes mjegullës së mistershme
mezi dallojë fytyrat e zbehta sheshit të qytetit,
që ngjanë si fantazmë
e cila i mashtron shekujtë.
Dikush më pëshpërit “Mirëmengjesi”
në tisin e syve asgjë nuk pashë…
një ohh, rrokëlliu në shpirt
e heshtjen e ngrirë e thyen hapat
që vinin në drejtimin tim.
Tik-tak- tik- tak si melodi e trokut
në mes të asaj mjegullnaje
shkëlqejnë dy taka të kuqe.
Asgjë tjetër
e një zarf më erdhi në dorë
U ngriva në vend.
Sa i frikshëm ky qytet
që pushtoi shekujtë ne heshtje.
Mbaja plikon në dorë
ku ta gjeja pak guxim ta hapja.
Askush, asgjë s’pipëtinë në këtë mjegull
qyteti m’u bë i huaj e sheshi ku qëndroja i shtangur
më duhej ta hedhja një hap
ta mbaja plikon, ta lija, ta hapja
apo ta bëja copë –copë.
Në letër të bardhë me shkronja të arta lexoj
“gjeje vetveten”!
isha humbur në mes këtij misteri
e alarmi i orës 9 më zgjoi.
Isha vonuar për punë.