7.5 C
Tiranë
E premte, 14 Nëntor 2025

K Hajdari Poezi

Mund të jetë një imazh i 1 person, flokë dhe veshje të sipërme
ARRA E MADHE
Mund të jetë një imazh i pemë dhe natyra
Ishte dikur një pemë e lartë,
Hija e ftohtë në vapën zjarr,
Të çonte shpejt n’ëndrrën e artë,
Nën të madhen, të vjetrën arrë.
Mos flasim për frutin e saj,
Ku grindeshin si për një thesar,
(I ëmbël, e mbushur plot vaj),
Ketra e njerëz si në garë.
Një ditë mbeti veç një kujtim,
U thanë rrënjë, degë e fletë,
Dhe çdokush në pikëllim,
Me keqardhje me vete flet.
Por arrë e madhe s’qau aspak,
Iku ballëlartë, kur erdhi fundi,
Jetën e saj ajo zjarr e flakë,
Jetoi e dha aq sa mundi.
“Nën hijen time kam parë plot,
Njerëz që jetën e bënë gjumë,
Njerëz që lindën e erdhën kot,”
Thoshte arra kur ish në fund.
Kujtim Hajdari
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.