Te nderuar miq e mikesha, ndaj me ju nje tjeter lajm qe me sjell
kenaqesi: ne konkursin PANCHINA DEI VERSI (Stoli i vargjeve) 2021, II Edizione, qe u zhvillua ne Romë, ku u paraqita me tri poezi, njera prej tyre u radhit ne grupin e poezive me te bukura te konkusit dhe u fut ne antologjine me te njejten titull (Panchina dei Versi) antologji ku marrin pjese poete te nderuar nga vende te ndryshme, e duke u vleresuar me çertifikaten perkatese per merita letrare.
Falenderoj drejtuesit e konkursit per vleresimin dhe nderin qe me bejne.
Ju falenderoj, perzemersisht, te gjithe juve qe na ndiqni e na komentoni.
Per kenaqesine e atyre qe pelqejne ta lexojne po e sjell me poshte ne dy variantet: shqip dhe italisht.
Lexim te mbare e nje dite te bukur ju uroj..

*************************************************
PO TË PRES
Në çmendurinë e saj dhe koha fluturon,
Diçka shkon e zhduket e diçka perëndon,
Ti kohën sfidove e s’mbete një kujtim,
Ta trazonte si gjethet vjesht’e shpirtit tim.
T’i mbete një këngë që vjen të pushojë,
Në mallin tim, për kohën që shkoi,
Me flladin e luleve këndon mbi tastierë,
Dhe gjithnjë më sjell të ëmblën pranverë.
Me zërin e bilbilit më thërret çdo mëngjes,
Nga lulet e lara me të bukuren vesë.
Më shfaqesh me rrezet e agimit përtej,
Dhe unë mbaj zemrën që të mos shpërthej.
Kurrë s’do t’krahasoja më bukur një diell,
Me gazin tënd që aq pranë më ndjell,
Je larg, po ti afër më vjen kaq shumë,
Sa nuk di ç’të bëj, veç hap krahët dhe unë.
KUJTIM HAJDARI
***********************************************
TI ASPETTO
Nella sua follia anche il tempo non si fermerebbe,
Qualcosa la fa sparire, qualcosa la fa mandar via,
Tu non sei rimasta un ricordo, che mischierebbe,
Come il vento le foglie d’autunno, l’anima mia.
Sei rimasta una canzone che viene a riposare,
E con nostalgia il nostro passato mi fa ricordare,
Con l’odore dei fiori sembri che canti sulla tastiera,
E sempre mi porti, come allora, la dolce primavera.
Tu appari con il fresco odore sui i raggi dell’alba.
Dai fiori che sbocciano alla freschezza di rugiada,
Come un usignolo mi chiama la tua voce, amore,
E io tengo di non scoppiare di gioia il mio cuore.
Non paragonerei mai un bel sole del mattino,
Con i raggi, che il tuo viso, mi lancia pieno d’affetto,
Sei lontano, ma tu mi sembri che sei così vicino,
Tanto che io apro al aria le braccia e ti aspetto.
KUJTIM HAJDARI