13.5 C
Tiranë
E premte, 1 Maj 2026

K ujtim Hajdari Poezi

NJË LULE KISHA
Një lule kisha unë dikur,
Plot me ngjyra e plot me erë,
Bota dukej aq e bukur,
Sikur çelte gjithmonë pranverë.
Po lulet janë delikate,
Aq shumë sa kanë dhe bukurinë,
Me to s’ka zënie, as inate,
Ato të njohin veç urtësinë.
Se shkojnë e thahen e një ditë,
Si pa kuptuar humbin ato,
Ne veç shpirti pakëz na ndrit,
Nga kujtimet që lënë kudo.
Dhe një psherëtimë “Ah, sikur,
Ta kisha prapë lulen e bukur!”
Na kthen prapa si dikur,
Kur fletët rrihte porsi flutur.
Kujtim Hajdari
“””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtme

MA BËN ME DORË
Liqenin zgjojnë nga dremitja e thellë,
Krahët e një zogu që ngrihet n’fluturim,
Rrezja e bukur që përtej malit, kur del,
Ma bën me sy e më thërret në takim.

Flluskat e ujit më përkëdhelin akoma,
Siç më vjen nga lulet, e freskët aroma,
Ti, ëmbël, ma bën me dorë, rinia ime,
Buzë liqenit e majë kodrës me dhimbje.

Në ujërat e kthjellta dukesh e zhdukesh,
Ku shëron plagët me lotë si nimfë e praruar,
Dhe në majë kodre ftoh e qetësohesh,
Nga hallet e mundimet ballin e përvëluar.

Ma bën me dorë sa herë më rikthehesh,
Dhe mua vitet më shkunden nga shpina,
Ti, n’varret e harresës kurrë nuk do prehesh,
Gjithmonë do vish bukur siç vjen Gjeraqina.
Kujtim Hajdari

“”””””””””””””””””””””””””””””””””””
SI LULET E PRILLIT
Vjen ëmbël e shkon si tretet një valë,
Në bregun që fle plot rërë të butë,
Ti s’është nevoja që të flasësh me fjalë,
Ti flet me shikimin e bukur, të urtë,
Si puthjet e diellit mëngjesit pranveror,
Mbushur plot lule, aromë trëndafili,
Shikimet e tua më ngrohin çdo orë,
Kur çfaqesh gjithmonë si lulet çel prilli,
Në fjalët e tua plot tinguj të ëmbël,
Duket ka zbritur e këndon bilbili,
Kur pranë të ndjej më vë flatra në zemër,
Më mbush me zjarr e shkëndija idili.
Ti dhe ndarjet i zbut plot fresk e plot jetë,
Trishtimin e fshin me shikimin plot dritë,
Si perëndim i bukur që ylberet thërret,
Gjithshka rreth meje i jep rreze dhe e ndrit.
Si dielli mbrëmjes që ikën e zhduket,
Qeshur mëngjeseve të vijë përsëri,
Imazhin tënd unë pres rishtas të duket,
Të frymojmë si një trup dehur n’dashuri.
(Nga libri ne shtyp)
KUJTIM HAJDARI
***********************************************
COME I FIORI DI APRILE
Tu vieni dolce e poi vai come le onde,
Sulla riva dormiente, sulla soffice sabbia,
Tu non hai bisogno di parlare a parole,
Parla lo sguardo come un raggio di alba.
Come i

baci

dolci del sole primaverile,

Pieno di fiori e di profumo di rosa,
Quando ti appari come i fiori d’Aprile,
I tuoi occhi mi riscaldano in ogni ora.
Di dolci suoni sono le tue parole,
Sembra che l’usignolo ha sceso e canta,
Vicino a te mi mette le ali il cuore,
L’idillio mi riempie di fuoco e scintille.
Tu ammorbidisci di freschezza e di sereni,
E con l’occhi di luce, i dolori di separazioni,
Come il bel tramonto accende i arcobaleni,
Tutto, intorno a me, riempi di luce e canzoni.
Come il sole della sera che se ne va via,
Per portare alla mattina luce e calore,
Non vedo l’ora di rivedere la tua immagine,
E respirare come un corpo ubriaco d’amore.
KUJTIM HAJDARI
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.