8.5 C
Tiranë
E dielë, 23 Mars 2025

Kastriot Malo

L'immagine può contenere: Kastriot Malo, spazio all'aperto

Vdekja e sorkadhes.
———————————
E ndjeva atë krismë të thatë,
oshetima e belxhikut* u shua në mish,
nuk ishte mystafiri që në pusi e prisnin,
por një sorkadhe e pafajshme ish.

Eci dhe disa hapa si nëpër mjegull,
tek lisi shekullor u mbështet, u përpëlit,
për të fundit herë u nda me diellin,
dhe duke qarë si një fëmijë dha shpirt.

Lutjet e saj qiellin shpuan,
për atë që shkrepi atë belxhik,
për shoqet e saj pabesisht të vrara,
për ata njerëz pa fe dhe pa shpirt.

(Belxhik* – armë e markës Gjermane).
(Foto, Lisi i Seitit, Sogorë, Maleshovë).

Kastriot@Itali, /Janar /2020/.

Rit i vetmuar

Aty prusherojnë yjet e natës,
aty gatuhen dhe shpërndahen retë,
“Shën Ilia” i vetëm me kryq në dorë,
dëgjon lutjet që ndënë gurë kanë mbetë.

Gotën e argjendë në formë koni
me ujë lajthie e mbush aty pranë,
ulur në gjunjë i nis lutjet drejt qiellit,
bijtë e mi s’harrohet toka e të parëve tanë.

Kaq tha dhe në erresirë u largua,
një valangë tymi e ndiqte nga pas,
e bëri meshën krejt i vetmuar,
i veshur me rason e zezë vuri buzën në gas.

Ka kohë që s’bëhen pagëzime,
drutë e shkozes askush s’i ka prerë,
me lisat bëjnë gërshetë dhe kurora,
lurushku* mbi rrepe s’kthehet më në verë.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.