16.5 C
Tiranë
E enjte, 30 Prill 2026

Kimete Durmishi

PËRTEJ JETËS

Nuk e di çka vjen tjetër
pas teje jeta ime
A thua do të shndrrohem
në flutur
Nëse unë zgjedh të fluturoj
deri në vendet e pashkelura
të arrij deri në hapësirën qiellore
ku nuk ka skaj e as mbarim
Kam frikë se ndoshta
do të jem e brishtë
më merr era e
më përplas në det
Ose mos do më përfshij
zjarri gjatê rrugëtimit
Dhe ëndrra më mbetet
në këtë jetë
Ose do të vijë si një kanarinë
përsëri në jetë
T’i këndojë këngët
e padëgjuara me mall
As si një kanarinë
nuk do të vija kurrë
ato i mbyllin në kafaz
e vajtojnë nga mërzia
Të vij si një luaneshë
a ka kuptim
lufta më pret
në çdo hap që hedh
A t’i mbrojë këlyshët
apo veten time nuk e di
Më mirë po vij
prapë si një njeri.

26.07.2021

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.