10.5 C
Tiranë
E hënë, 21 Prill 2025

Kimete Osmani Beqiri

Udhërrëfyesi im

Sa do doja, ndryshe të shkruaja për babain tim
Sot numërohën 19-të vite në kalendarë
Ishe dhe është udhërrëfyesi im
Përjetësisht jemi krenarë.
Mungesa jote fizike, vërehët
Zbrarëti e ndier thellë
Nostalgjia e bekuar, ndjehët
Nuk ishte e lehtë, me u këndellë.
Sikur sot më duket
Muaji Dhjetor ishte festiv, deri në datën 26-të
Si ndihem, me fjalë nuk thuhet
Çdo moment ishte i artë.
S’të trembej syri
Sa herë jetën ke rrezikuar
Idealin, atdhedashurinë me krenari
Unik si i ke praktikuar.
Loti vështirë të ndalet, e vërteta
Rrënqethem, jo vetëm kur varrin tënd vizitoj
44-ër Pranvera i jetove, kështu e ka jeta
Në zemrën time, sa të frymoj.

Në Xhenetë u bashkofshim

Lutem, i falenderohem Zotit në vazhdimësi

Me përzemërsi them, udhërrëfyesi im

Veprat jetojnë në përjetësi.

(IP)

“”””””””””””

Engjujt tanë
Jo vetëm të jesh prind
E kupton ndjenjën e fëmiut
Me mirësi drejtohu
Mrekullia e afërsisë, afrimit.
Engjujt tanë
Paçi bekimin e Zotit n’veçanti
Çdo herë gjatë rrugëtimit jetësor
Suksese, mbarësi, dashuri, respekt, harmoni.
Të qenurit krenarë me vetën
Është personale, jetike
T’i bësh të tjerët krenarë për ty
Është e dëshirueshme, fantastike.

Uroj nga thellësia e zemrës

Qofshit përherë në rrugën e duhur

Uratat do na shoqërojnë

Gëzofshim jetën e mirë, jetën e bukur.

(IP)

“”””””””””

Shkronjë pas shkronje
Shkronjë pas shkronje
Alfabetin e mësuam
Analfabetizmin
Fatmirësisht nuk e përjetuam.
Çdo profesion
Meriton dashurinë, respektin pafundësisht
Vullneti kur shoqëron fatin, realitetin
Fatmirësisht.
Leximi, po që ndikon
Në gjendjën momentale dhe të vazhdueshme
Në jetë jemi më të pregaditur
Krijohën imazhet e dëshirueshme.
Të shkruash apo të lexosh
Begatohët ndjenja shpirtërore
Për dhuntinë time
Zot-it i jam falenderuese prore.
Shkronjë pas shkronje
Shkruaj me k’naqësi
Imagjinata, realiteti
Qofshim të bekuar me mirësi.

Ndjenjat kur përshkruhën, lexohën

Edhe rrënqethjet janë më se të ndiera thellësisht

Jo rrallë herë, lotin dot s’e ndalon

Nga të pathënat apo të vërtetat e ditura botërisht.

(IP)

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.