Sa të ngjashem e te ndryshem jemi
Lëviz membrana e qiellit;
ajri dridhet dhe
dy zogj krahëlehtë, si dy këngë
një bote ndryshe sjellin brenda meje.
Me tinguj malli rreth folezës ,
cicërojne dhe bëjne rrathë, pastaj
cicërojne e këndojne
me kode lumturije.
Ah, çasti më tërheq magjisë së tij
dhe vështrimin e vendos mbi mendime…
Një folezë më hyn brenda vetes dhe
kështjellëz mbretërore e pagëzova.
Peng ëndërrash , dëshira ime sublime!
Me tis mjergulle veshur, mërmëriti :
Zog, ah zog; mbret si ty dua të jem.
Sa ndryshe jemi ?!
Ato – engjëj qielli
e ne – bij të tokës…
Ngjasojnë besnikërisht rikrijimet tona ,
me sy dhe gjymtyrë si të hyjlindësve ; prindërve tanë.
Ashtu edhe ata – si ne …
Sa të ngjashëm e të ndryshëm jemi…
“””””””””””””””””””””
VER’ARTË
Me flutura malli,
sjell verën e shkuar,
kaq shume munguar..
Deh këng’e bilbilit,
freskon vesa agimeve..
Ngrohen ëndrrat e zgjojnë
muzgjet marroke
me zërin e bulkthit,
që mugëtirat e largëta
gris…
Krahevaleve
endrrat buzë detit,
pergedhelin mallin tim.
Yjet me argjendin e henes , hedhur mantelin e nates, vijnë
magjishem tek une me ajrin e dashurive..
Sinfonia e valëve xhelozon
me të bukurën hënë,
që Adriatikut lahet
e misteret
fshehtas ia vjedh..
e mua m’isjell …
Je peng i rëndë malli;
ti ver’ e vendit tim!