5.5 C
Tiranë
E shtunë, 22 Mars 2025

Kozeta Bruçi

SHENIME UDHTIMI

Mund të jetë një imazh i pemë dhe ambiente të jashtme

Edhe pse kalimthi, nuk e imagjinoj te kaloj drejt Boges e te mos ndalem ne Dedaj, qendren e njesise administrative Shkrel. Besoj do jene te shumte ata qe kane gjetur nje mikpritje shume te madhe te Bar- Restorant Kapllaj. Nen nje hije me hapsire te madhe, eshte nder te paktat vende ne veriun e Shqiperise qe gatimet e mishit shijohen ne maksimum. Ua sygjeroj te gjitheve te ndaleni qofte dhe per nje dreke ne kete subjekt. Jane mjeshtra te gatimit, sidomos te mishit. Ndodhet rreth 35 km larg Shkodres

“””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe mal

Miremengjes nga bujtina Rupa ne qender te Thethit. Bujaria e banoreve eshte e admirueshme. Gjen kushte mjaft te mira dhe pasterti maksimale. Krijojne raporte familjare me vizitoret, gje qe ka ndikuar per t’i kthyer ne kliente te perhershem, te cilet zgjedhin te vijne vit pas viti.
Bujtina Rupa, me muret e saj te forta prej guri, eshte ndertuar ne 1980, nga i zoti i shtepise, Pali, i cili sot nuk jeton me. Gjate vizites sone ne takuam te bijen Rozen, e cila eshte nje eksperte ne fushen e turizmit dhe njohese e disa gjuheve te huaja. Bujtina ofron akomodim 20 shtreter, gatime tradicionale, kamping etj.
0682003393
Detajet se shpejti ne emisionin “Pusho Shqiptarçe” te Tv1 Channel.
“””””””””””””””””””””””””””Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

UDHETO NE LEKAJ DUKE NDJEKUR RRUGEN “MIRASH ZEF PREKA”
Ne keto bjeshke te nalta e te bukura te Dukagjinit, nuk na sjell vetem natyra me hiret e saj, por edhe vepra e njerezve te mire, jo vetem trima, por edhe te zgjuar, te cilet pavaresisht sistemit te ashper socialist ne te cilin jetuan, luftuan per lirine e fjales, qene idealiste per nje demokraci te vertete. E njeri prej tyre, emri te cilit nuk do te harrohet kurre, eshte Mirash Zef Preka. Eshte kujtesa popullore nje thesar i pacmuar, jane botimet qe kthehen ne deshmi, por sot eshte zgjedhur qe emri te kujtohet e nderohet edhe duke e emertuar nje rruge, pikerisht rrugen e Lekajve, e cila nga sot do te quhet “Mirash Zef Preka”.
Kane nderuar me pjesemarrjen e tyre miq te ardhur nga Shala, Shoshi e Pulti, perfaqesues te bajraktareve si: Gege Zef Delia i Shoshit , perfaqesues te shoqatave te pajtimit te gjaqeve apo dhe persekutuarve, perfaqesues te pushtetit vendor, n/krytari i Bashkise Shkoder Tonin Deda dhe nesive administrative, Petrit Arra i Shales e Tom Ndoka i Pultit, biznesmeni i njohur Pjeter Rushaj, etj
Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Jeta e Mirash Zef Preka
Lindi me 30.12.1933 në Shalë (Lagje Rreth i Lekajve).
Kulla e Nike Sokolit dhe e Zef Prekës ishte ndër më të mirëpërmendurat e dyerve të kamura të Shalës. Mirash Zefi hodhi hapat e parë në jetë në malet e Dukagjinit. Pas çlirimit djaloshit iu dha mundësia të ndiqte rrugën e arsimit, që për bijtë e maleve ka qënë një mollë e ndaluar nga mallkimi i kohërave arkaike. Djaloshit shkolla ia pajisi mendjen i fisnikëroi shpirtin, i dha dijeni dhe kulturë pedagogjike. Pasi përfundoi shkollën Pedakogjike, u emërua mësues në Dukagjin, profesion të cilin e kishte për shumë zemër, duke punuar në Shalë dhe disa fshatra të Dukagjinit.Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Për një Shqipëri të emancipuar, të arsimuar me universitet, teatro, kinema, akademi e institucione shkencore, me bujqësi e industri të zhvillua, me mirëqenie dhe pa kontraste te mëdha sociale. Për këto ideale luftoi, punoi e sakrifikoi rininë e tij Mirash Zefi . Mirash Zefi pa u nda nga puna përfundoi mirësisht studimet e larta për histori
Kishte lindur të bëhej intelektual dhe jo për të rritë vetin por për t’bzzi shërbyer vendit të vet.
Kishte një oratori të peshuar, me stil të këndshëm plot gjallëri në shprehje, stil të natyrshëm të lulëzuar nga thellësia e mendimit, logjika, dhe figuracioni i spikatur popullor.
Mirash Zefi ka qënë drejtues partie pushteti dhe ekonomie për disa vite në Dukagjin, Komitetin Ekzekutiv të Rrethit dhe stacioni i fundit qe Shllaku në detyrën e Kryetarit të Kooperativës së Bashkuar . Më të mund të flisje pa druajtje, nuk ishte thumbues as topxhi, as mendjemadh
Kishte aftësi që secilit t’i vinte plisin që meritonte: plakut, të urtit, të riut, dallkaukut apo thundër mushkut. Ëndërrimtarit dhe këngëtarit të një botë humane për drejtësi e barazi shoqërore, asnjë ëndërr nuk i doli e vërtetë në zhgjëndërr. Diktati politik kishte betonizuar ateizmin, ndry me kolkoz fjalën, shkelë më këmbë të drejtat dhe liritë më themeltare të njeriut.Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Gjithë ngrehina e idealeve të tij ishte shembur. Ai e kuptoi se gjithçka ishte thënë, shkruar dhe propaganduar për komunizmin paska qënë një rrenë e madhe politike globale. Duke qënë komod në radhën e epërme të vagonëve të pushtetit doli prej shinave vetëm se nuk pranoi të komprometonte dhe kriminalizonte shpirtin dhe personalitetin e vet
Mosvlerësimi ndaj Mirash Zefit është harresë dritëshkurtër ndaj sakrificave idealiste të atyre që ndezën pisha në tunelin errët të dimrave më të çmendur të moteve. Mirash Zefi ishte ndër rremat e parë të disidencës dukagjinase nën hije të cilit blerojnë dhe flladitin idealet më të mira të sotmes e të së nesërmes….Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
U arrestua, pas shpendarrjes se trakteve ne bashkepunim me shokun e tij Martin Sokol leka. U keqtrajtua fillimisht ne menyre cnjerezore per 13 muaj nga nje hetusi special, e cila nuk lejoi as bashkeshorten ta takonte, teksa i sillte nderresat cdo dite.
DUKE SHFLETUAR DOSJEN NR 92 viti 1975 Akt akuzë kundër të pandehurve tradhtare Mirash Zef Preka dhe Martin Sokol Leka
“I pandehuri Mirash Zef Preka ndonëse vjen nga një shtrese fshatare , por te ai është konservuar në një armiqësi të thellë ndaj pushtetit popullor dhe fitoreve të revolucionit tonë popullor në të gjitha fushat e jetës
të pandehurit Mirash Zef Preka dhe Martin Sokoli kanë qenë në pikëpamje të përbashkëta kundër-revolucionare, duke qene të njohur dhe të lidhur miqësisht kanë patur mendime dhe mbajtur qëndrime të përbashkëta armiqësore kundër zhvillimit të luftës së klasave” .
Gjykata e Rrethit Shkodër me vendim nr 64 datë 09.03. 1976 e dënoi armikun e Popullit dhe të Partisë Mirash Zef Prekën me 12 vjet burgim
Familja u internua ne Berdice
Lula dhe Mirashi lindën të fejuar dhe te dashuruar njëkohësisht sipas besëlidhjes së vjetër atnore.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
Nga martesa e Mirashit me Lulën erdhën në jetë pesë fëmijë shëmbëlltyrë e cilësive më të mira të prindërve te tyre. Nikolini,(sot jeton në Itali) Anila e Altini ( në Belgjikë),Vera në Kiras, ndërsa një vajzë pati vdekur në moshë minore.
Për 12 vjet rresht, Lula qe Zot e Zonjë shtëpie dhe heroinë e një familje që mbijetoi e papërlyer në valët e diskriminimit, politik, ekonomik dhe social që e goditën. Lulë Markja qe drita errësirë se jetës dramatike të idealist disident të Mirash Zef Preka.
Mirashi kishte sakrifikuar vitet më bukura të jetës për vrasjen bishës së tërbuar por një fund të tillë nuk e kishte dëshiruar. Disidenti vetmitarë i shartuar me tharme elitare nuk njësohej me turmën.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe ambiente të jashtme
Mirash Zefi e donin ta kishin në llogoren e vet secili tabor politik në luftën e tyre cinike me ushte e shpatë duke u lutur e thirrur për një Shqipëri demokratike me aspirata Evropiane. Jo, jo ai nuk ishte renegat as hero pas mejdanit
Ai në vetminë e tij ëndërrimtare thoshte:-Kur u ngrita unë ku ishit o burrat e dheut. Po ju që më mallkuat, çfarë po kërkoni sot me lug në brez ?! Jo mana jo nuk mund të rreshtohem me kameleonë pa as një ideal. Nuk shoh të majtë as të djathtë të vërtetë, shoh vetëm dy bija të ngjashme në mendësi pabesi dhe mëkate si nena që i polli. Faleminderit por nuk kam moshë te bëhem pis tha, idealisti në mënyre refuzive ndaj çdo oferte politike Mirash Zefi i mbylli sytë i rrethuar prej familjareve miqve të dashur me 16 qershor të vitit 1999, ne moshen 66 vjecare. U varros me gjamën epike te burrave te motit i përcjellë me nderime nga një lume njerëzish prej të gjitha trevave te Shkodër Loces.
Mirash Zefi shkoi duke i lenë trashëgim familjes uratën. Jeta është kryevepër hyjnore që na jepet vetëm një herë. Pa liri, nderë dhe shëndet jeta asht tragjedi satanike.
( Kjo permbledhje eshte realizuar duke u bazuar tek shkrimet e bera per Mirash Zef Preken, nga shkrimtari dhe publicist i njohur Prel Milani)Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, pemë dhe ambiente të jashtme
……………………………………………………………………………….
Fjalet e rastit u mbajten nga:
1. Petrit Arra, pergj. i njesise administrative Shale
2. Prele Milani, shkrimtar dhe publicist i njohur
3. Zef Sokoli Vladi, kr. i Komitetit Mbarekombetar te Pajtimit te gjaqeve, njeheresh dhe bajraktari i Shales
4. Zenel Dragu, kr. i shoqates se te persekutuarve, Shkoder
5. Tonin Deda, n/kryetar i Bashkise Shkoder
FJala u mor edhe nga shume burra te nderuar te zones, te cilet sollen kujtimet e tyre.
– Falenderuan te pranishmit Altin Preka, i biri i Mirashit, i cili jeton prej 20 vitesh ne Belgjike. Ka qene vetem 3 vjec kur e ka humbur babain e tij.
– Ne kemi ketu edhe vellain e Altinit, Nikolinin, i cili jeton prej 30 vitesh ne Itali. Po ashtu edhe axhen e tyre Fran Zef Preka, i cili eshte vleresuar si kinooperatori i pare ne Dukagjin, qe levizte me kinemane e tij fshat me fshat te Dukagjinit.
Nje suprize e kendshme ishte edhe kenga me tekst te Prel Milanit dhe kenduar nga Gjovalin Shani per Mirash Zef Preken, ku ne nje kronologji te shkurter permes vargjeve u dha gjithe jeta e burrit te nderuar te Dukagjinit, emrin e te cilit tashme do e mesojne te gjithe udhetaret teksa I shkojne prane fshatit Lekaj, pikerisht Mirash Zef Preka.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.