20.1 C
Tiranë
E mërkurë, 14 Maj 2025

Kozeta Zavalani

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, bizhuteri, trëndafil dhe teksti

 

Gëzuar 28 Nëntorin!
Të gjithë shqiptarët, kudo që ndodhen në botë, kremtojnë me krenari dhe emocion, ditën e shenjtë – 28 nëntorin, për vlerat e patjetërsueshme që simbolizon Flamuri Kombëtar Kuq e Zi.
Më 28 nëntor 1443 heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, ngriti flamurin kombëtar në kalanë e Krujës.
Gjithashtu, më 28 nëntor të vitit 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli pavarësinë e Shqipërisë.
Të dyja këto ngjarje kanë të bëjnë me ngritjen e flamurit të arbërit, ndaj edhe 28 Nëntori quhet Festa e Flamurit.
Më 28 nëntor 1912, Ismail Qemali në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera, tha: “Fqinjët tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran!”
Më shumë se një e treta e delegatëve të Kuvendit ishin nga viset e Kosovës. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.108 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë - Albinfo
Njohja e Shqipërisë si shtet i pavarur ishte një akt me rëndësi jetike për popullin dhe kombin tonë. Ajo është frut i emancipimit të shqiptarëve si komb dhe i përpjekjeve të parreshtura për të qëndruar me familjen europiane të kombeve të emancipuar.
Nuk ka simbol më të shenjtë se flamuri ynë kombëtar, ndaj ta gëzojmë ndër shekuj, përjetë!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.