Falenderoj për ftesën Shoqatën dhe Shkollën Shqipe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Mynih, për organizimin e këtij manifestimi kulturoro-artistik kushruar “110-Vjetorit të Pavarësisë”
Ne jemi inisiatoret për të mbledhur bashkë shqiptarët që e duan shqiptarinë e ëndërruar…Të gjithë të bashkuar!
Ne përluemi përpara veprës dhe përpjekjeve që rilindën shtetin shqiptar të pavarur më 28 Nëntor 1912. Por, nuk duhet të harrojmë gjenezën e vërtetë të shtetit të arbrit, që në 28 nëndor 1443, kur Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë!
Emocioni të pushton sepse është vështirë të flasësh për 110 vite krenari kombëtare. Shqipëria ze një vend të vogël në botë, por mban mbi krye një histori të madhe. Edhe pse ka ecur me hapa të vogla, ka ditur të çajë përpara, sepse gjërat e mëdha gjithmonë nisin me hapa të vegjël. Pa harruar ndihmën dhe kontributin e paçmuar të emigrantëve në vende të ndryshme të botës, ashtu si edhe ju në Gjermani, duke kujtuar shprehjen e popullit “Duaje atdhenë si shqiponja folenë!”.
Përgëzoj Shoqatën dhe Shkollën Shqipe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Mynih udhëhequr nga Donika Zonja (Sindi), e cila së bashku me bashkëshortin e saj, tashmë të ndjerë,
Stefan Zonja, kanë shkrirë karrierën e interesat familjare për kulturën e çështjen shqiptare, për punën fisnikë të mësimit të gjuhës sonë, si kartë e identitit kombëtar, që ka shumë vlera. Ajo është një thesar e transmetuar brez pas brezi, është si “lule” e cila do përkujdesje që të mbijetojë. Ju jeni bërë diell e ujë, për tu rritur e shëndetshme gjuha jonë kombëtare shqiptare.
Ne, organizatorët e KKSH jemi krenarë për ju e për të ardhmen. Me besim te Zoti dhe vlerat universale, jemi optimistë se duke punuar të bashkuar me shqiptarët kudo ku jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi dhe në diasporë, me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare, do të garantojmë paqen, për identitetin dhe bashkimin kombëtar.
Po e mbyll me thënien e Gjergj Fishtës: “Ne festojmë Bajram e Pashkë, por shqiptarinë e kemi bashkë!” Gëzuar shqiptari e Zoti na bekoftë!
P.s.Faleminderit z.Can Tahiri, Kryetar i Parlamentit Shpirtëror të Kombit Shqiptar për MIRËNJOHJEN, që më dhuroi sot në Mynih, për kontributin në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare në trojet shqiptare dhe në diasporë…