12.5 C
Tiranë
E enjte, 20 Mars 2025

Kozeta Zavalani

Në ëndërrim

Zhytur në lakuriqësinë e qiellit, udhëtoj bulevardeve yjore

Përshkoj rrugët e universit, mbi ëndrra të pa ëndërruara,

duke shkelur mbi thonj,

që mos prishet qetësia e rruzullit.

Qetësia me sy të qelqtë më vështron
Frymëmarrjen tret horizontit e ushton;
“Ska qetësi për shpirtin tënd, plot diell
sikundër nuk ka varrezë për zogjtë në qiell.”
Rrugëve me largësitë end dashuritë,
gjithmonë një valiçe ëndrrash më shoqëron.
I shkel pa mëshirë gjithë marrëzitë
me mirësinë, që në paqe udhëve frymon.
Udhëve mësova të flas gjuhët e botës,
të më kuptojnë ëngjëj, djaj e alienë.
Debatova me gjithë njerëzit e tokës,
që rrugët mure e kufij të mos kenë.
Fluturoj; ska mure e kufij udhëve të njerëzisë
Shkelmoj ajrit autostradat e padrejtësisë,
në udhët e shumta të dyshimit e mashtrimit
Vulos perëndive pergamenet e përjetësisë.
Që mos ngec ngujuar në grackën thepisur
Mbi katër stinët e shpirtit udhëtoj
honeve të kujtesës shkretëtirave gremisur
ëndrrat me copëza ajri rrugëve arnoj.
Kujtesën e kombeve end këmbëzbathur universit,
padashur të prish përkryerjen e saj…
Mbi shpresën sizifiane udhëtimeve
Të ardhmen e përralltë si poleni shpërndaj.

Shkëputur nga tërheqja e tokës, zhvishem nga rëndesa e saj,

hyj në yllësinë e shigjetarit pa ngurim…

ndonëse plagosur nga shigjetat e erosit,

në luginën e zodiakut sërish ngre shtatin në fluturim…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.