-1.5 C
Tiranë
E dielë, 9 Shkurt 2025

Kristaq Turtulli

Shqipëria ime.( Fragment poeme)
Shqipëria ime,
Je larg, sa larg
Mbi re dhe, nën re,
Male dhe kenge rrethuar varg.
Bëj të afrohem, të shoh:
Çfarë fustani veshur ke,
Të riun, apo të vjetrin që kishe dje?
Stolisur me dantella na i do zemra ne.
S’kuptoj, përse largohesh,
Mbështjellë me të vjetrin shall, lesh deve.
Në gjoks gjerdan te arte e ke
Apo grusht me rrufe!?
Pa kuptuar mbulohesh
Si me ferexhe,
Me nxitim fshihesh,
Ikën tutje,
Rënduar nga tallaze, mjegull, re…
Gjithnjë me derte, shqetësime.
E shrenjta ime,
E rralla,
E vogla,
E madhërishmja,
Hallemadhja!
Mëmëdhe!
KRISTAQ@TURTULLI
“”””””””””””””””””””””””Vjeshta - poezi nga Kristaq Turtulli

Vjeshta
Me vjeshtën e parë u marrosa,
Çmendurit e dashurova.
Verbërisht, kudo e ndoqa.
E bukur sa më s’ka,
Pa frymë më la,
Rrëzëlluese si princeshë.
Madhështore, provokuese,
Gjithësisë i mori mendtë.
Zoti pjellorinë i dha.
Dhe mendjemadhësinë.
Fërgëllon natyra nga mrekullia.
Në pyll kuqëlon gjethja,
Me xhelozi drithërohet e verdha,
E shtrenjtë ësht’ për mua,
Nga magjia më mbahet fryma.
Por, s’lë kohë të ngopesh me magjinë,
Pranë psherëtiu u këput e përhimja.
Si papritmas vjen vjeshta e dytë
E ashtu ikën dhe, gjurmë s’lë…
Njëlloj si rinia.
Vjeshta dhe njeriu janë e njëjta gjë?!
Ndaj u grinda me vjeshtën e tretë.
U mërzita, sherr bëra.
S’i erdhi mirë.
U mbështoll me të përhimen pelerinë,
Gjatë natës derdhi shi me gjyma.
Dhe, kur çeli dita,
Dega e pjergullës trokiti te dritarja.
Diku në sfond u tret hija.
Ra e fundit fletë,
Mbi violinë.
Dhe telat oshtinë.
Me ngut hodhi borë.
Vjeshtën e tretë shava,
Dhe heshta.
U pendova.
Shpejt erdhi mbrëmja.
Mbi qilimin e bardhë,
Si kulaç ndriste hëna.
KRISTAQ TURTULLI
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.