YLL MUND TË BËHESH
Yll mund të bëhesh në qiellin me re,
po nga unë kurrë nuk do të fshihesh,
se pranë teje dhe unë yll jam atje,
me një dashuri, me rrezatim vitesh.
Nëse kërkon edhe nga aty të ikësh,
larg me mijëra shekuj dritë qiellore,
jam e sigurt se atje do mërzitesh,
do rikthehesh te unë si një meteor
Se as ti, as unë s’rrimë pa dashurin’ tonë,
përderisa njëra zemër kërkon tjetrën në yje…
Gjithçka të bëhesh, ti do të mbretërosh,
në zemrën time gjithemone mbret lumturie.
k@dd