PËR ATË QË DESHA ME NXEHTËSINË E ZJARRIT
NË IKJE
Vitet kaluan,flokët u zbardhën ,
gjymtyrët ,
trupi ndryshuar, në rrugën e gjatë
të jetës ,
nuk dua ta besoj, të vërtetën
e plakjes…
U desh të kaloj shumë, për te ardhur
këtu ,
Po çfarë do mbetet nga unë në ikje
kujtim ,
për atë që desha me nxehtësinë
e zjarrit ?..
Nuk ishte një pasion që kaloi
shpejt,
ishte ndjenja, ledhatimi i trupit
shijuar ,
,siguria e jetës, drita e syrit
duart e tij..
Dora ime, mes duarve te tij
shtrënguar ,
i kishte të sajat, tërësisht
përgjithëmonë ,
kattërsin e qiellit, dritën e diellit
hënën, yje..
Vështrimi i syve, buzëqeshja e
pashtershme,
freskia e të embles, dashuri, mjalti
i puthjes ,
bukuria e shpirtit, nuk ishin
salltanete ..
Per herë, me shumicë ishin tek
unë ,
se janë vetë jeta bashkë me
lumturinë ,
tek unë ishe i çmuari shpirt e
zemër bashkë,..
Le të plaken gjymtyrët, zemra, mund
të vdesë ,
po shpirti, dashuria e pastër si
qelibari ,
do mbetet, kujtimi qe dua të le
per ty…