NJE BLETE MBI VARGJET E MIJA
E frymezuar në verandën e shtëpisë sime,
ca vargje derdha për një lule shpërndarëse,
kur unë u nervozova për ca rime dhe ritme,
një bletë u ul mbi vargje, filloi të ecë serbes,
M’u ngatërrua mendimi, bletën vështrova,
te një varg që përmenda lulen qëndroja,
dhe ndenji aq gjatë sa unë s’e imagjinoja,
ndoshta vargje lule për nektar lëshoja,
E pa burri, vrite me tha, nëna jo, mos e luaj,
debatin tonë bleta kurrë s’e dëgjonte ,
është mbretëresha mos e ler të vuaj,
e cova në koshere me vargun tim të mbretëronte,
Dhe nuk më del nga mendja ajo bletë mbretëreshë,
që është mbi vargje si makinë në autostradë,
por tek vargu me lulet u ndeshë,
ajo lëshoi mjaltë për një jetë të gjatë,
Une mikes lule shpërndarëses i kërkoj ndjesë,
se me iku mendimi për tek bleta shkoi,
dhe vrapoj në lëndina tek lulet me vesë,
dhe vesën e shkundi që bleta të mbretërojë
k@ dd
KUSH NË ZEMËR TË HYRI MJALTIN ATY GJETI.
QYTETIT TË LINDJES
Flladi i Moravës në shpirt të sjell freski,
zoti të ka gatuar të ka bërë perri,
drita e shpirtit tënd nuk di çfarë është nata,
kur këndojnë djemtë, për vajzat serenata.
Në bulevardin tënd ka vajza pa masë,
zemra iu flakërin syri u merr ngasje,
djemtë xhetelmen me shpirt ju falin lule,
syri i diellit, i tyre, në zemra vajzash ulet.
Ulet dhe në dimër tek një serenat korçare,
dhe kur fryn erë ftohet s’mbyllet asnjë dritare,
ikin ditët ikin dhe netët s’kan gjumë fare,
se nga dashuria jote malet hedhin valle.
Korçë, moj djep kulture, lule bukurie,
lindur për serenata fllade dashurie,
kush me bukur se ti di ta gëzoj jetën,
në zemër kush të hyri mjaltin aty gjetën.
k@dd