9.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Kristina Demiri Dojce

BËJ TË THEM NJË FJALË TË ËMBËL
Me syrin e diellit m’u fute në zemër,
E përgjumur jam, ëndërr e pakuptuar ,
Pëshpëris fjalë, m’u duken si në ëndërr ,
Afër më afrohesh si flladi, nxitoje këmbët.
Ku po shkon ti o dritë, me hap të nxituar,
Mundohem të të kap e s’të kap dot,
Unë jam në kohën time,s’jam e vonuar,
Syri im me tëndin po kërkon të loz.
Në ditët me diell unë s’të kap dot,
Ti më iken shpejt e më bëhesh fllade,
Më futesh në shpirt e më ndezën zjarre ,
Muzën ma trazon ,buza drithëron këngën.
Mos me lodh shume, ti o mik i mirë ,
Me syrin e diellit me hap dritare ,
Fjala jote mjalt, burimin ka në male ,
Përmbi buzën time ti më ndez shumë zjarre .
Nga kjo zemra ime flakë e përdielluar ,
U ndez dashuria lumturi e lumturuar,
Ditët u bënë muze, vargje në poezinë time ,
Ashtu si pa kuptuar ma larguan pleqërinë.
Bëj të them një fjalë të gëzuar,
Mos ik o drit e yll i dritezuar,
Qëndron në zemrën time mall i malluar,
Tek unë të solli zoti, si diamant i cmuar.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.