11.5 C
Tiranë
E shtunë, 15 Shkurt 2025

Kristina Demiri Dojce

 

Momente nga takimi i pervjetorit te Shtate te VATRES.
Ajo që është shkruar në ajrin e freskët të fushave e maleve tona, në qiell të hapur e në kafene e restorante luksoze, në rrugë makine e stenda veprimtarishë nga më të ndryshmet, do të mbetet arkivi i gjallë, i shkruar dhe i pashkruar i “Vatrës sonë”, krenari legjitime për dje, sot dhe nesër, kujtesë dhe mall dhe për brezat vatranë, që kurrë nuk do të reshtin së shkruari me shpirtin e tyre të bukur në analet e këtij bashkimi solid, me përmasa historike.
Ne jemi bërë aq të afërt me njëri-tjetrin, me hallet dhe gëzimet tona, me iluzionet dhe brengat, me vetmië, ankthin, mungesat, çiltërsinë e pafund me njëri-tjetrin sa mund të quhemi një familje e madhe. Kjo familje nuk mund të jetojë e ndarë për një kohë të gjatë, por sa gjen rastin dhe mundësinë, vjen e bashkohet, vjen e gazmohet, vjen e shumohet, shumëfishohet, vjen e bëhet urë e madhe, ku kalojnë vlerat e qytetërimit shqiptar, një model për të gjithë botën demokratike e të civiluzuar, që tenton pa sukses të mbajë gjallë shpirtin e ngrohtë të traditës dhe të miqësisë. GEZUAR E PER SHUM MOTE ….VATRA JONE.
“”””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””Imazhi mund të përmbajë: Kristina Demiri Dojce, duke qëndruar, qiell dhe jashtë
ËNDRRA E LUMTURISË NUK VDES
Nuk e dëgjove zërin tim ,
Ndoshta ishte kohë me vetëtim,
Zhurma të krijoi mos degjim,
Zërin e një dashurie në fillim.
Ike kur unë po vija drejt teje,
E sinqert dhe shum e sigurt,
Erës i kërkova ta largoj atë dreq reje,
Por ajo më tha mos u ngut,
E dëgjove këshillën e erës,
Këtë radhë nuk të zhgënjeu,
Tek ti solli gjitha lulet e pranveres,
Aromën e tyre shpirti yt e ndjeu.
Ndodh një fjale ta dëgjosh dhe me vonesë,
Flasim për gjithcka për halle e derte,
Era bashkë gëzon atje jashtë,
Është bërë dhe ajo refren I kësaj kënge.
Ndodh një fjalë ta degjosh dhe me vonesë,
Një pikë loti mund ta shndrosh në vesë,
Mjafton mos të humbesh asnjë shpresë,
Dhe ëndrra e lumturisë nuk vdes..
k@dd
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.