Per te kujtuar 55 vjetorin e Matures.

Nuk munda te jem mes shokeve, te miqve te mi te rinise, po me mendje e zemer isha ne KORCE ME JU TE DASHURIT E MI
AJO PRET QE NE TE KTHEHEMI
Desha të them dhe diçka për shkollën time,
në mes të qytetit na pret sa herë shkojmë,
muret e saj nuk e gëzojnë më rininë,
por ne si dikur përherë e dashurojmë.
Aty ne nisëm rrugën e dijes,
me germën A dhe deri tek ZH-ja,
padituria u largua me hapin e hijes,
ishte koha kur unë më të mirën të bëja.
Sa herë i dërmuan këmbët te pragu yt,
por ti mbete shkolla më e mirë në botë,
me urtësi nëne na i fale dituritë,
të ishim të nxituar në jetë kurrë nuk doje.
Këmbët tona të njoma pa pushuar vraponin,
varfëria na la shenja në fytyrë,
rruga e jetës s’na linte kufirin ta kalonim,
me intuitë kërkonim diell në errësirë.
Sa herë ne borhorisnim, hidheshim përpjetë,
dhe për më të voglat gjëra bëheshim me fletë;
ti gëzoheshe, lumturoje bashkë me ne,
ishe drita e syrit tonë për këtë
Atdhe
Bri teje kalojmë dhe me dorë të prekim,
nostalgjia na bën që përherë të lotojmë,
me ty ne lindëm, u rritëm dhe do vdesim,
shkolla ime, je dhembja që tek unë gjëmon.
Punë dreqi qënka kjo pleqëria jonë,
por ne dhe pse të vjetër nuk vdesim,
se koha me dritë gjithmonë të lumturon,
dituria që na fale, qiej me lumturi prekin.

k@dd