Dhimbjet më mësuan te dua.
Mes dhimbjeve të Llindjeve,
Nënë ,përjetësisht
dy yje, diamantë erdhën në jetë ,
më mësuan dashurinë më të madhe ,
të dua, bijtë, dashurinë e mrekullueshme ,
të panjohur, të cuditshme deri atë ditë,
të përjetshme, të pavdekshme,
të dua dyfish, atë që më deshi mua ,
të shtrenjtën tim ‘ëmë ,
Nënë, .Nënë ,përjetësisht
Mes dhimbjes të Ndarjes ,
Përgjithmonë, Dashuri
pa thënë lamtumirë, adio, gutbaj ,
pa mundur të hedh një grusht dhe, mbi var ,
për ata, që shumë u deshëm ,
për ata, që na buzëqeshin , nga qielli, lart ,
më mësuan, të dua ata, që kam rrotull ,
se , një ditë do t’u jem pranë ,
e në tokën e shenjtë, të lë një emër,
Dashuri, Dashuri, pa fund .
Mes dhimbjes të Largimit,
Vendlindja , o njerëz të mire
atje ku qava e qesha për herë të parë,
nga vendi, ku lashë një pjesë zemre ,
ku lashë ëndrrat në mes, për pak jetë të mirë,
më mësuan krenarine e pavdekshme ,
të jem shhqiptare e ndershme , patriote ,
të dua grekë, afrikanë, sirianë ,
dashuria nuk njeh raca, shtete, ngjyre
Njerëz te mirë te Planetit Toke .
Mes dhimbjes të Trupit,
Besimi, për të jetuar,
ndërhyrjet me thika të mjekut kirurg,
kur hoqën një pjesë të gjirit, ku ushqeva bijtë,
kur mesin e trupit cane, për një veshkë ,
kur zemrën goditen me force, për te jetuar ,
me mësuan të dua, gjitheshka, me frymë ,
zogj, lule, njerine, atmosferë ,
t’u jem pranë në Dhimbje, Gezime
Jeta duhet jetuar, t’u fal , Besim
Mes të gjitha Dhimbjeve,
Mesova te shoh Lumturi,
dicka më mësuan, dicka më morren ,
e të gjitha në trup e në shpirt, kaluar ,
lanë një plagë, një merak, një kujtim ,
po kurrë nuk më mposhtën ,
jam mes jush, me buzëqeshjen,
me faljen, me dashurinë, me mirënjohjen
Dashuritë e mia, madhështi, mes Dhimbjesh
Përjetësisht., si gjaku, që rrjedh në Dejet