NË SHPIRTIN TIM KA PËRHËRË SHËN VALENTINË
Në shpirtin tim ka përherë Shën Valentina,
mjalti i dashurisë qëndron tek besimi,
i pa matë është gjelbërimi në kodrina,
me koncertet e zogjve i gjall është gjallimi.
Katërmbëdhjet Shkurtin e kam në cdo qelize,
dhe kur pres një ferë që të lulezoj’ një plis,
në shpirt më qëndrojnë përher syt e prindërve,
aty qëndron madhështore dashuri e dashurive.
I gëzohem cdo dite që lind me diell apo me shi,
në cdo orë apo minute unë mendoj për lumturi,
në qiellin e syve të mi është më e madhja kaltërsi,
linda dhe do vdes me të madhen dashuri.
Ne këtë cep të planetit unë i gezohem jetës sime,
ndaj në shpirtin tim ka përhërë Shën Valentin,
pata dhe kam nëezemer dhe dit me hidhërime,
por gjithmon pata mjeke me te mirë, dashurin.
Dhe në se një ditë do largohem nga jeta,
s’jam pishmane për vogëlima që nuk i pata,
se nuk i kërkova kësaj, jetës të isha mbretëresha,
iu gëzova diteve, viteve me dashuri të bardha
Shën Valentinët erdhën dhe iken, te tjerë do vinë
unë në rrënjët e kësaj dite pata gjithmon majltim
ndaj ia ndjeva lezetin kësaj jete pa përcmim,
dhe në se iki nga kjo jetë iki pa asnjë pendim.
O miq , që të jeni përherë të dashuruar,
dashurin mos e kërkoni në qiell dhe hën,
toka që ju lindi ju dha gjithcka të lumturuar
të jetosh pa dashurin e të gjithëve s’ia vlen.
Kristina Demiri Dojce, mësuesja Ambasadore e Kombit si poete.
Ende nuk e kisha lexuar poezinë e famshme të Ismail Kadaresë ‘Mësueset e fshatit’. Nuk e di pse fëmijë e përjetoja vagullimthi ndjesinë e kësaj poezie. Kur e shikoja mësuese Kristinën herë vetëm dhe herë me ndonjë kolege të prisnin në heshtje me durim makinat e rralla që shfaqeshin nja 40 mote të kaluara në rrugën Korçë-Bilisht. Nuk mund ta harroja, siç ndodh me mësuesit e parë. Hera herës më është shfaqur imazhi I saj, I urtë deri në dhembje dhe I thjeshtë deri në madhështi. Vetëm pak kohë më parë vendosëm konunikim. Gjithë mirësi kërkoi ndjesë për vonesën e përgjigjes, ndërsa I premtova detyrimin tim për ta portretizuar si personazh të qytetarisë së mirëfilltë korçare. Jo thjesht si një ish mësuese, por si një njeri, grua dhe poete që ka shpirt prej Nënë Tereze. Rasti e sjell me urimin e mirëseardhjes si antare më e re e Unionit Global të poetëve Shqipëtarë Znj. Kristina Demiri Dojce. Nga I cili vjen edhe jetëshkrimi I mëposhtëm.
Ka lindur në qytetin e Korçës, Shqipëri.
Mësimet e para i ka kryer në shkollën ”Naim Frasheri ”. Shkollën e mesme e ka kryer në gjimnazin ”Raqi Qirinnxhi ”, po në këtë qytet. Studimet e larta i ka kryer në Universiten Shtetëror tëTiranës, në degën Filologji. E diplomuar ”Mësuese e Gjuhës dhe e Letërsisë për shkollë të mesme.”, në vitin 1970. E ushtroi këtë profesion deri në vitin 1991, sepse largohet nga Atdheu , në emigrim, në shtetin grek, ku është akoma. Që në moshë të vogël, ka adhuruar poezinë, është ende e dashuruar me të.
Të punosh për mësimin e Gjuhës së Nënës, është një dhuratë e Zotit, dhe këtë e bëjnë Mësuesit dhe Poetët… Shkrimet e para, të saj ishin në Këndin Letrar të shkollës, dhe pas shume viteve në ndonjë gazetë si ”KOHA ”.
Ka botuar pesë libra, një me poezi, dy me tregime dhe dy romane. Ka botuar vazhdimisht në gazetën ”Nacional” e në DRITARE INFO.Është anëtare e ”Degës së Blertë ”, Selenik, Shoqatë e poetëve dhe shkrimtarëve.
Ka fituar Çmimin e Tretë në Konkursin ”FLAKADANI I KARADAKUT”, që organizohet në Komunën e Vitisë Kosovë. Po përgatit librin e dytë me poezi. Sot ka titullin ”Ambasadore e Kombit”, si poete, akorduar nga REPUBLIKA E SHQIPËRISË., PËR KONTRIBUTIN NË KULTIVIMIN E RUAJTJEN E GJUHËS SHQIPE.
‘Mirëserdhët në Unionin Global të poetëve Shqipëtarë!’ e uron ky Union për promovimin e gjithë shkrimtarëve shqipëtarë në gjithë botën.