Diku në një rrugë pa adresë kam dalur,
malli për vendlindjen sonte më ka prirë,
pranë një lumi të jeshiluar jam ndalur,
ndjej një lot në faqe që më
ka ngrirë.
Nuk është loti i parë që nga malli rrjedh,
në mëngjeset me diell oh sa të kërkoj,
e ndërsa Hëna rrezet gjithandej derdh,
tek shtrihet e ftohtë mbi lum e vështroj.
Kthej kokën e drejt horizontit të kërkoj,
Vendi im,aty ku errësira e drita ndahen,
tek shkruaj në çdo fjalë ty të imagjinoj,
në çdo varg lotoj,psherëtij e ndalem.
Se dashuria ime ty vendi im të përket,
aty do të vdesë si në një ditë të hirtë,
si një tufë trëndafilash qē nuk vyshken,
ky mall e kjo brengë fshihen në shpirt.
Kur të duash të dëgjosh ti zërin tim,
dua thirrja ime mes vargjesh të të zgjojë,
aty ke përshpëritje puthjesh plot përmallim,
psherëtimë rime që kurrë sdo shterrojë.
Dua që në zemrën tënde po tē më lejosh,
tē vendos me shpirt vulën e dashurisë,
e mbasi të vdes ndër breza të më kujtosh,
me dhimbje apo me ndjenjën e krenarisë.
Vulën do ta vendos unë me penën time,
në vend të firmës do shkruaj veç emrin,
dashuria për ty vendi im mbetet në shkrime,
se fjalë pas fjale sot nga zemra më rrjedhin.
Koha o miq është një koncept i gjërë,
është ashtu e pandalshme e paarritshme,
nuk shihet po është aty me ne e tëra,
kalon para nesh por nuk është e pritshme.
Ndaj kudo që të jeni ju o njerëz të mirë,
mbyllini në dhomë gjëra të parëndësishme,
merrni ato të duhurat e zemrën e dlirë,
gjërat që për ju janë të parrezikshme.
Dhe njerëzit për ne të dashur e të duhur,
sepse rruga duhet vazhduar përpara,
të kaluarën ta lëmë se është e humbur,
joo kokën pas por të shohim tek e ardhmja.
E ardhmja sigurisht ka vështirësitë e saj,
sepse nuk dimë se çfarë ajo do të sjellë,
por e kaluara më keq do jetë pastaj,
se të njëjtat gabime në rrugë do të mbjellë.
Bëjmë të njëjtat gjëra që kemi përjetuar,
dhe mbahemi po aty përsëri, përsëri,
duke harruar kohën ashtu pa kuptuar,
dhe ditëve që kalojnë nuk u vëmë rëndësi.
Më mirë them të kalojmë mbi gabime,
sesa ti kthehemi gjithnjë ne të kaluarës,
se koha ecën për të gjithë pa dallime,
ndaj të mendojmë brenda së lejuarës.
Por derisa të vendosësh apo të mendosh,
ju lutem mos dilni nga dhoma e zbrazët,
mendo shumë herë para se të veprosh,
sa herë ka stuhi ashpërsohen dallgët.
Çdo gjë në jetë bazohet vetëm në vendime,
të mira apo dhe të këqija për fat të keq,
rrugët n’udhëkryq të çojnë në shumë drejtime,
me gjemba,pengesa,
t’pakalueshme për dreq.
Vullneti ynë nëse duhet apo mundemi,
ti kapërcejmë apo në vend të presim,
por jo rrugëve të gabuara ne të ngutemi,
pastaj në një lavirint pa dalje të mbesim .
Pra njeriu them është qënje shoqërore,
mendimet janë të ndryshme gjithmonë,
por jo të presim të na marrin për dore,
të ecim,koha është sot,nesër është vonë.