Te nderuar miq e mikesha, doli nga shtypi libri im me poezi “PSE BËJMË KËSHTU”.
Falenderoj zotin Roland Lushi dhe shtepine e tij botuese ADA per punen cilesore e me profesionalitet ne pregatitjen e librit dhe botimin e tij ne nje kohe record.
Tek libri do te gjeni poezite qe keni ndeshur ne faqen time te FB e ne portale te ndryshme,
por dhe shume poezi qe botohen per here te pare. Nje pjese e mire e poezive kane marre
vleresime e çmime ne konkurse te ndryshme nderkombetare.
Uroj t’ju pelqej dhe ju falenderoj qe me ndiqni.
Kush deshiron ta kete ne biblioteken e tij mund te telefonoj:
– Ne itali, ne cell. 00393923083127
– ne Shqiperi, ne cell. 00355692855247
– Ose mund ta kerkoni ne Amazon
Per kenaqesine e admiruesve po sjell disa fragmente nga poezite e librit.

**************************************************
Qajmë për një fjalë të ëmbël që s’thamë,
Pranverës një lule qe s’i morëm dot erë,
Në hije varrezash ku gëzimet i lamë,
Ku shpirti lëngon me zërin që ther.
(Pse bëjmë kështu)
***********
Shumë gjëra pas i kam lënë,
Dhe shumë gjurmë u fshin në shi,
Në shpirt, muzg e ftohtë, ka rënë,
Veç ti, më mbete, dashuri.
(Veç ti më mbete)
************
Në mos ardhsh këtë natë,
Si një hije a rrezehënë,
Do vij unë natës së gjatë,
Dhe kurorë kam për të vënë.
(Mos më lëndo)
***************
O Zot, sa zor të ndezësh prapë,
Një zjarr të fikur, të harruar,
Po sa vështirë dhe të harrosh,
Një vajzë aq ëmbël dashuruar!
(Sa vështirë)
**************
Ma thirrën kaçak qenin tim të mirë, ma thirrën jaran,
“Ka luajtur mendsh”, e zinin dhe me gurë, e çfarë nuk thanë,
Kjo botë e dalldisur, e trazuar që njerëzit po çmend,
A thua e ka vështirë të çojë në çmendinë dhe një qen!?
(Qenit tim)
**************
Shpirti yt i thellë, i paanë,
Lumturinë për mua përkund,
Herë m’thith, herë më lë n’liman,
Herë përmes dallgësh më humb.
(Kur jam me ty)
******************
Si lulet e mëngjeseve që pikojnë vesë,
Si një degë mimoze mbushur parfum,
Ëmbël do të vijnë gjithmonë në kujtesë,
Edhe pse Don Zhuan s’u bëra dot unë.
(S’mund të harroj asnjë)
***************
Dikur, dhe yjet kur mungonin i ndiznim me sytë tanë,
Ndaj më shikojnë me habi sonte e më thonë kush jam?
Hëna s’na ndiqte dot në vrapin tonë e flinte nën mullarë,
Rallë e shihnim, kur lante faqen apo gushën e vajzave në ar.
(Kush është ai?)
****************
E di, diku më pret e ndoshta pas ëndrrave je harruar,
O mbase orët përtyp e ha prej mallit rrëmbyer,
Unë përkëdhel imazhin tënd dhe fytyrën e praruar,
Mes njerëzve, kur më shfaqesh, përreth në ajrin e bymyer.
(Mes detit të njerëzve)
*****************
Por unë kordhëtar,
Hënës prapë do t’ja marrë,
Ajo veç buzët e mia.
Lan aq bukur në ar.
(Puthjen tënde)
***************
Miq të tjerë do njohësh shumë në botë,
Do të zbresin yjet, ndoshta dhe pak lotë,
Atëherë do të thuash “Ish një alvanos”,
Gazi e shakaja kurrë nuk ju sos.
(Ishte një alvanoz)
*****************
Ta shkrija akullin në zemrën tënde do doja aq shumë,
Ndaj agimit po i falem përsëri me një tjetër shpresë,
E di që jetoj në ty gjithnjë e netëve të lë pa gjumë,
E di që lulja e çelur në zemrën time, pa ty, do të vdes.
(Këtë mëngjes)
****************
Pranverën pashë që t’vonohej,
Kur dielli vonë nisi të ngroh,
Dhe dashuria do të harrohej,
E ëmbla fjalë kur nis e ftoh.
(Kur nuk vjen ti)
**************
Linde n’dhjetor, në këtë kohë të ftohtë,
Jashtë bie borë dhe njerëzit ngrijnë,
Belbëzimet tua bëjnë çdo gjë të ngrohtë,
Të qeshurat tua dhe akullin e shkrijnë.
(Kur qezh një fëmi)
**************
I mësove vetes gjënë më të çmuar:
Kjo jetë e shkurtër nuk mund të shkojë kot,
Për ca ëndrra vdekur, ikur, perënduar,
As nuk mund të mbytet, të lahet me lotë.
(Rikthim)
***********
Urime! Thërret këtë ditë çdo shqiptar,
Bota është kot që vë kufi e çdo mur,
S’mund t’i ndajë kurrë, zemrat ndezur zjarr,
Zemrat tona që rrahin nën këtë flamur.
(Me flamurin e lavdisë)
*****************
Flet busti yt në Dardanë,
Ti je prapë, mes nesh i gjallë,
Fjalën zjarr nga busti mban,
Që s’je më, kush beson vallë?
(Ti je prapë mes nesh i gjallë)
****************
Me thjeshtësinë tuaj dhuroni pak zemër,
Ju kushton pak por ka forcë tërmeti,
Dhurata e shtrenjtë për nam e për emër,
Nuk vlen një qindarkë zemrën po nuk gjeti.
(Dhuroni pak zemër)
****************
T’u them fëmijëve pse u rritët, pse erdhët në këtë moshë,
Të ndjeni e të vuani prapësitë e çmenduritë e kësaj bote,
Që kërkon t’i heq njeriut dhe trurin e t’i lëri kafkën bosh?
Ç’t’ju them tjetër, fëmijëve nuk mund t’ju them fjalë kote.
(Ç?t’u them sot?)
***************
Na ndoqi koha në botë si kusar,
Prej vitesh ky vend mbeti kaq i shkretë,
Dhe sot kur kthehesh me shpirtin e vrarë,
Njerëz nuk ka më veç me fantazma flet.
(Fshati i braktisur)
*******************
Kurrë s’do t’krahasoja më bukur një diell,
Me gazin tënd që aq pranë më ndjell,
Je larg, po ti afër më vjen kaq shumë,
Sa nuk di ç’të bëj, veç hap krahët dhe unë.
(Po të pres)
**************
Kështu shëtitim unë dhe Covid kapedani,
Si dy kordhëtarë qe i pret dhe i ndan mejdani,
Covid i frikshëm që mburret me tmerrin mistik,
Unë i paepur që mburrem me genin historik.
(Unë dhe korona virusi)
*****************
Më vjen kaq e qeshur si vjen një hyjneshë,
Me hënën në ballë dhe yjet në flokë,
T’përkëdhel pranvera dhe ëmbël të qesh,
Si lulet e saja që s’maten në tokë.
(Dashuria ime)
*****************
Vajet nuk mbarojnë sa dhe korbat tremben,
Dhe ashtu të frikur zhduken në humbëtirë,
Lënë copërat e natës që në zemra shemben,
Dhe sy që përcjellin t’fundit lamtumirë.
(Kohë të rënda)
********************************************
Faleminderit e lexim te mbare